Tretja është mënyra se si trupi juaj e kthen ushqimin në karburant.
Mesatarisht ky proces zgjat 24 deri në 72 orë, por sa kohë i duhet trupit tuaj për të tretur ushqimin kjo varet nga çfarë konsumoni, sasia që konsumoni, tretja, metabolizmi dhe aktiviteti fizik.
Ju informojmë për gjithçka që duhet të dini rreth tretjes, si edhe ju jep disa këshilla si ta përmirësoni atë.
Sa kohë i nevojitet organizmit të shëndetshëm për të tretur ushqimin?
Sigurisht që në varësi të ushqimit që konsumojmë ndikohet edhe kohëzgjatja e procesit të tretjes. Nëse konsumoni produktet e mishit, sistemit tuaj tretës do t’i duhet 1 deri në 3 ditë për ta tretur plotësisht atë. Gjithçka lidhet me faktin se mishi ka proteina të cilat përbëhen nga amino-acide. Janë pikërisht këto aminoacide që kërkojnë më shumë kohë që të shpërbëhen. Kur flasim për produktet e bulmetit si qumështi, kosi, djathi apo gjiza, trupi arrin t’i tresë ato në gati 30 minuta deri në 2 orë.
Enzimat në stomakun tuaj ndajnë në molekula të vogla yndyrnat dhe proteinat e këtyre produkteve dhe më pas tretja vazhdon edhe në zorrë. Perimet dhe frutat nga ana tjetër kërkojnë nga trupi më pak se 1 ditë që të treten. Për perime me përmbajtje të lartë niseshteje, siç janë misrat dhe patatet, sistemit tretës do t’i duhet pak më gjatë se perimet që kanë përqindje të lartë uji në përmbajtjen e tyre. Ndërkohë që perimet e gatuara treten akoma edhe më shpejt duke qenë se gatimi ndikon në përshpejtimin e shpërbërjes së fibrave, duke e ndihmuar sistemin tretës që t’i shpërbëjë ato.
Zakonisht mjekët sugjerojnë që të rinjtë të konsumojnë sa më shumë fruta dhe perime të freskëta, e ndërsa të moshuarit ato të gatuara në avull apo furrë për të lehtësuar tretjen. Grupi tjetër i madh i ushqimeve janë karbohidratet, të cilat përfshijnë drithërat, biskotat, bukën, makaronat, orizin e shumë të tjera. Ky grup arrin të tretet nga trupi jonë nga 15 minuta deri në 3 orë në varësi të drithërave që përmbajnë. Produktet me drithëra të plota, siç klasifikohen shpesh produktet integrale, kanë më shumë fibër ndaj dhe kërkojnë pak më shumë kohë të treten./agroweb
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...