Veshkat janë një pjesë jetike e trupit të njeriut, sepse ato janë përgjegjëse për pastrimin e toksinave në të. Prandaj, ekspertët rekomandojnë shmangien e pesë ushqimeve për të ruajtur funksionin normal të veshkave.
Kripa e tepërt është e dëmshme për zemrën. Megjithëse kripa, ndryshe nga sheqeri i shtuar, është thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të trupit, sepse merr pjesë në shumë procese, konsumimi i tepërt i kripës mund të jetë i dëmshëm për zemrën. Rekomandohet marrja e moderuar e kripës.
Mishi i kuq duhet të hahet jo më shumë se 2-3 herë në javë. Gurët në veshka janë një ndër komplikimet që mund të shfaqen si pasojë e teprimit me mish të kuq.
Ëmbëlsuesit artificialë si zëvendësues i sheqerit mund të çojnë në komplikime të ndryshme, veçanërisht për veshkat. Prandaj, është mirë që të shmangni fare ëmbëlsirat e përpunuara.
Reduktimi i alkoolit është i mirë si për veshkat ashtu edhe për mëlçinë. Ka përfitime të shumta për trupin e njeriut.
Kafeja , pra kafeina është një “helm” që filtrohet përmes veshkave. Mos e teproni me kafenë, veçanërisht nëse keni një histori familjare të sëmundjes së veshkave.
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...