Ju pëlqen shumë kafeja? E kujt jo! Të jep energji, të hap sytë në mëngjes dhe ka një shije dhe aromë fantastike. Megjithatë si gjithçka e mirë edhe ajo duket konsumuar me kujdes. Po si mund ta kuptojmë nëse po e teprojmë me kafenë dhe që po na bën keq?
Nëse shfaqni këto simptoma është e këshillueshme të kontrolloni sasinë e kafeinës.
Probleme me stomakun dhe zorrën e trashë
Kafeja ka një efekt laksativ. Kur konsumoni më shumë kafe seç duhet, zakonisht mund të keni probleme me jashtëqitjen, në disa raste edhe diarre.
Ndiheni të lodhur ditën tjetër
Kafeja stimulon sistemin nervor për shkak të përmbajtjes së kafeinës dhe gjithashtu përmirëson performancën fizike me 11-12%. Por ka një anë të keqe. Studimet tregojnë se pasi pini shumë kafe, mund të ndiheni të lodhur ditën tjetër dhe të përballeni me përgjumje.
Keni ankth
Dozat e larta të kafeinës sjellin një gjendje ankthi dhe nervozizmi. Nëse vini re se bëheni nervoz shumë shpejt, bëni mirë të kontrolloni sasinë e kafeinës.
Përjetoni pagjumësi
Kafeina ju mban zgjuar dhe mund të ketë pasoja për gjumin. Studiuesit kanë treguar se konsumi i lartë i kafesë mund të rrisë sasinë e kohës që ju nevojitet për të fjetur.
Keni rrahje të shpeshta të zemrës dhe përjetoni lodhje
Efekti i rrahjeve të shpejta të zemrës nuk shfaqet te të gjithë njerëzit, por gjithsesi është i zakonshëm. Është vërtetuar që një efekt i tillë është më i përhapur te të rinjtë. Pirja e kafesë nuk rekomandohet për personat që kanë probleme me presionin e gjakut.
Ndiheni të varur prej saj
Studimet kanë treguar se kafeina rrit metabolizmin me 3-11%. Sidoqoftë, është e rëndësishme që të tregoheni të kujdesshëm pasi disa njerëz janë jotolerantë ndaj kafesë dhe efekteve të saj negative./ Living
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...