Google ADS

Mësoni çka shkakton puthja e bebes në buzë

23:55 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Çfarë mund të sjell dëme puthja e bebes në buzë?

Puthja është mënyrë e lidhjes emocionale, normalisht, dhe gjithashtu e keni mundësinë ta nuhatni aromën e bukur të kokës së bebes, transmeton Telegrafi.

Por, duket se nuk është gjithçka parajsë sa i përket këtij fenomeni, pasi që hulumtimet sugjerojnë që puthja e bebes në buzë mund të shpie në probleme dentare më vonë në jetë.

Më saktësisht dëmtimin dhe shkatërrimin e dhëmbëve.

Pra, një puthje e vogël mund t’ju shkaktojë shumë më vonë.

Meqë ra fjala, ky nuk është informacion i ri.

Ndonëse pak prej nesh jemi të vetëdijshëm për rreziqet shëndetësore që i sjell puthja e bebes në buzë, edhe në vitin 2015 studimet kishin treguar se bebet e puthura nga prindërit kanë rrezik më të lartë të kenë dhëmbë të prishur në fazat e vonshme të jetës, sepse bakteret që e shkatërrojnë dhëmbin transmetohen përmes pështymës.

Vlen të ceket  se 38% e nënave besohet se i puthin fëmijët në buzë, dhe kjo po konsiderohet shifër alarmante.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme