Gjumi i gjatë natën nuk është i domosdoshëm vetëm për tu ndjerë mirë, por lidhet ngushtë edhe me shëndetin.
Sipas një studimi të kryer nga ekspertët amerikanë, meshkujt që flejnë më pas se pesë orë rrezikojnë të preken nga kanceri i prostatës, transmeton portali arbresh.info.
Shkencëtarët thonë se meshkujt më të rinjë se 65 vjeç të cilën nuk zbatojnë orar të saktë të gjumit, rrezikojnë që për 55 për qind të preken nga kjo sëmundje.
Studimi i kryer në Atlanta, Georgia, kanë studiuar rreth 407 mijë burra të lindur në vitet 1950 deri në 1972, ndërsa në studimin e dytë janë hulumtuar rreth 416 burra të lindur në vitet 1982 deri në vitin 2012.
Studiuesit kanë theksuar se gjashtë orë gjumë paraqesin rrezik për 29 për qind të kancerit te prostatës, ndërsa vlera ulet nëse bëhen rregullisht nga shtatë orë gjumë.
Megjithatë, studiuesit kanë theksuar se ende është e paqartë lidhje mes gjumit dhe kësaj sëmundje, ndërsa kanë shtuar se do të kryhen edhe hulumtime tjera./Arbresh.info
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...