Një ilaç antiviral që mund të merret nëpërmjet hundës mund të shërojë koronavirusin pasi ai fiksohet në qelizat e mushkërive. Kjo është treguar nga disa prova laboratorike, por ende nuk ka një rezultat final.Shkenctarët thonë se ilaçi, i njohur si Neumifil, ishte zhvilluar si një trajtim për gripin, por mund të jetë në gjendje të parandalojë COVID-19.Një studim i Universitetit të St Andrews në Skoci zbuloi se kjo mund të lidhej me proteinat me “majë” në pjesën e jashtme të virusit dhe ta ndalojë atë të fiksohet në qelizat që gjenden në rrugët e frymëmarrjes.
Vetëm testet laboratorike janë bërë deri më tani, por rezultatet, të shikuara nga Public Health England, japin shpresë se ilaçi mund të përdoret për pacientët COVID-19.Shkencëtarët në të gjithë botën po përpiqen të gjejnë një kurë për COVID-19 në mënyrë që vendet të mund të dalin nga bllokimi pa frikë nga një shpërthim i dytë.Deri më tani, dy nga ilaçet më premtuese, remdesivir dhe hidroksilkolina, nuk janë kosnideruar efektive në provat klinike. Këto të fundit madje mund ta bëjnë sëmundjen më vdekjeprurëse, sugjerojnë disa rezultate.
Neumifil funksionon duke bllokuar ndërveprimin e koronavirusit me strukturat e quajtura receptorët ACE-2 në rrugët e frymëmarrjes.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...