Limoni është në mesin e pemëve më të shëndetshme në planet, pasi që ofron një sërë përfitimesh shëndetësore
Limonët kanë veti antibakteriale dhe antivirale, ndërkaq aroma e tyre në mënyrë efikase e trajton edhe depresionin.
Limonët janë të pasur me antioksidantë, hekur, krom, magnez, vitaminë C, E, A, etj.
¼ filxhan lëng limoni përmban 31% të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës C dhe 3% folat, 2% kalium dhe së bashku rreth 13 kalori sipas World’s Healthies Foods. Ndërsa një limon i papërpunuar përmban 139% të vitaminës C në rekomanduar dhe 22 kalori gjatë ditës. transmeton Telegrafi.
Një limon pa lëvore përmban përafërsisht:
– 24 kalori
– 7.8 gramë karbohidrate
– 0.9 gramë proteinë
– 0.3 gramë yndyrë
– 2.4 gramë fibra
– 44.5 miligramë vitaminë C
– 116 miligramë kalium
– 0.5 miligramë hekur
– 0.1 miligramë vitaminë B6
Ndër tjerash limonët përmbajnë sasi të vogël të acidit folik, acidit pantoetnik, kalciumit, magnezit, etj.
Lëngu limonit e pastron skalpin dhe i trajton problemet e lëkurës si aknet dhe shenjat tjera. Për ta zbutur lëkurën vrazhdë në gjunjë dhe bërryla, vetëm fërkojeni gjysmë limoni në zonat e prekura.
Limoni e freskon frymëmarrjen, i zbardhon dhëmbët dhe i eliminon gurët në veshka. Lëngu i limonit ndihmon edhe në sistemin e tretjes dhe është ilaç potencial për trajtimin e artritit dhe reumatizmit.
Nëse i preni disa limonë dhe i mbanë në dhomë gjatë natës, ata do ta pastrojnë ajrin nga toksinat dhe do t’jua përmirësojnë kualitetin e gjumit. Veç kësaj, jua zgjidhin edhe problemet me alergji, grip dhe astma.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...