Mënyra të thjeshta për të hequr fryrjen nga stomaku

21:41 | 1 Shtator 2017
Arbresh.info

Ekzistojnë disa mënyra për të hequr qafe fryrjet dhe për të ndjerë lehtësim. Pos kësaj, do ta përshpejtoni heqjen e disa centimetrave.

SHMANGENI USHQIMIN QË JU FRYN

Hiqni dorë nga bishtajat, qepa, brokoli, lakra dhe ushqimet e tjera që shkaktojnë fryrje. Në vend të kësaj, hani dardha, molla dhe pjepër.

SHMANGINI ÇAMÇAKËZËT

Çamçakëzët për përtypje përmbajnë ksilitol, sorbitol ose manitol, që shtojnë prodhimin e gazrave në traktin tretës.

PAKËSONI PRODHIMET E QUMËSHTIT

Një nga simptomat kryesore të jotolerancës në laktozë është fryrja. Ekzistojnë shumë alternativa për prodhimet e qumështit, si qumështi i orizit dhe ai i kokosit.

MOS FLISNI DERISA HANI

Derisa hani ushqimin tuaj, mos flisni, sepse kjo shkakton përpirjen e ajrit që më pas shkakton fryrje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme