Atë që duhet të dini është që mënyra me të cilën ecni është e lidhur drejtpërdrejt me atë se sa dobi keni nga ky aktivitet.
Ekipi i shkencëtarëve nga Britania e Madhe i ka kaluar gjashtë vjet në hulumtimin e 420.000 njerëzve të moshës së mesme.
Në fillim të hulumtimit askush nga vullnetarët nuk ka treguar shenja të sëmundjes së zemrës.
Ekipi ka kërkuar nga vullnetarët që të vlerësojnë hapin e tyre tipik të ecjes si të ngadalshëm, stabil apo të shpejtë, transmeton Telegrafi.
Vullnetarët kanë bërë edhe testin e ushtrimeve në laborator në mënyrë që hulumtuesit të vlerësonin nivelin e gatishmërisë fizike.
Në bazë të të dhënave ekspertët kanë përfunduar që këmbësorët e ngadalshëm kanë pasur rrezik të dyfishtë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës.
Ky përfundim është treguar i drejtë edhe kur në vlerësim janë përfshirë edhe shprehitë e tjera të rrezikshme, siç janë pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, lëvizja e pamjaftueshme dhe ushqimi i dobët.
Rreziku nga sulmi në zemër ka qenë më i madh edhe te vullnetarët me peshë më të vogël trupore, për shkak të ushqimit të dobët apo për shkak të humbjes së shpejtë të masës së muskujve.
“Qëllimi i studimit tonë ka qenë që të përcaktojmë se a ekziston lidhja midis dallimit në mënyrën e ecjes dhe sëmurja nga sëmundjet e zemrës apo kanceri në të ardhmen”, ka shpjeguar Tom Yates, drejtues i hulumtimit për “Reader’s Digest”
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...