Mënyra më e thjeshtë si të largoni erën e keqe të gojës

00:11 | 17 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Era e keqe e gojës shfaqet për shkak të bakterieve që mund të shumohen për shkak të shprehive të këqija.

Bazuar në statistika, nga 5-60 % të njerëzve në botë vuajnë nga nivele të ndryshme të erës së keqe të gojës.
Edhe nëse ju kujdeseni për shëndetin tuaj oral çdo ditë dhe nuk konsumoni shumë hudhra, ndonjëherë era e keqe e gojës mund të shkatërrojë një takim dashurie se pune.
Por çfarë të bëni nëse jeni jashtë shtëpisë dhe nuk mund t’i pastroni dhëmbët?
Ne po ju sjellim disa mënyra shumë efektive për të eliminuar erën e keqe të gojës.
Por cilat janë arsyet se pse keni erë të keqe të gojës?
Era e keqe e gojës shfaqet për shkak të bakterieve që mund të shumohen për shkak të shprehive të këqija.
Nëse e keni këtë problem, ju duhet të kujdeseni për higjienën tuaj orale, higjienën e gojës dhe gjuhës dhe pa dyshim të keni shprehi më të mira të ushqimit.
Disa nga arsyet pse keni erë të keqe të gojës:
Hani shumë ushqime që përmbajnë sulfur
Konsumimi i alkoolit dhe pirja e duhanit
Stresi dhe ankthi
Infeksionet orale
Dhëmbë të prishur
Pini ujë
Sa më shumë që jeni të hidratuar, aq më pak do të keni erë të keqe të gojës. Nëse e ndjeni se goja juaj është tharë, thjesht konsumoni një gotë me ujë.
Përtypni barishte si mente, majdanoz dhe borzilok
Nëse jeni diku ku nuk mund të pastroni dhëmbët, thjesht përtypni barishte si menta. Kjo pa dyshim se nuk do të pastrojë dhëmbët tuaj, ashtu sikur i pastroni në shtëpi, por do të freskojë erën e gojës.
Është një metodë efektive, por keni parasysh që efekti i kësaj metode zgjat vetëm pak kohë, prandaj duhet ta ripërsëritni kohë pas kohe.
Mbajeni një mollë me vete
Merreni një mollë sa herë që dilni nga shtëpia, nëse keni probleme me erën e keqe të gojës.
Përmbajtja e mollëve ka aftësinë të neutralizojë erën e keqe të gojës. Po ashtu, konsumimi i mollëve pastron dhëmbët.
Hajeni një limon
Limonët nuk janë vetëm të shëndetshëm, por janë shumë efektiv edhe në trajtimin e erës së keqe të gojës, për shkak se mbysin bakteriet që mund të shkaktojnë këtë problem.
Hani një rriskë limoni ose shtrydheni atë në një gotë me ujë. Një mënyrë tjetër efektive për të eliminuar erën e keqe të gojës është edhe konsumimi i hudhrës ose qepës.
Mbajeni një sprej për freskimin e gojës gjithmonë me vete
Nëse vazhdimisht keni probleme me erën e keqe të gojës, thjesht spërkatni pak nga spreji për freskimin e gojës, të cilin mund ta mbani në xhep ose çantë.
Është një zgjidhje shumë e mirë për njerëzit që kanë probleme me dhimbjen e nyjeve ose muskujve dhe të cilët nuk mund të përtypin çamçakëz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme