Kripa espom është përdorur me shekuj me radhë dhe në kultura të shumta, për shkak të të mirave shëndetësore që sjellin.
Kjo lloj kripe mund të përdoret për trajtimit e largimit të toksinave nga trupi, shkruan portali arbresh.info
Kjo kripë është shumë ndryshe nga llojet e kripërave tjera, sepse është i pasur me magnez dhe sulfat.
Kripa espom absorbohet lehtë përmes lëkurës dhe depërton në qarkullimin e gjakut, pasi lëkura konsiderohet si një membranë prore që thith dhe heq toksinat.
Për të qetësuar nervat dhe për të trajtuar dhimbjet e muskujve, kjo kripë kur përzihet me ujë stimulon një proces të njohur si osmozë e kundërt, e cila largon toksinat e rrezikshme nga trupi, duke i lënë hapësirë mineraleve që të hyjnë në sistemin trupor.
Magneziumi zvogëlon inflamacionin dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenimin në të gjithë trupin, ndërkaq sulfatet janë të nevojshme për shendetin e nyjeve, lëkurës dhe inde nervore.
Megjithatë, para përdorimit të kësaj kripe, gratë shtatzëna, njerëzit me sëmundje kardiovaskulare, ata me plagë në trup, duhet të konsultohen me mjekun.
Trajtimi që duhet të bëni me këtë kripë është:
Hapi i parë është të ndani 40 minuta, pasi nevojiten rreth 20 minuta për të larguar toksinat nga trupi dhe 20 minuta tjera që trupi të thithë mineralet e duhura.
Mbusheni një enë me ujë të ngrohtë, shtoni kripën dhe gjysmë filxhani vaj ulliri. Mbani këmbët në ujë dhe pas 40 minutash, masazhoni me ndonjë krem.
Shumë shpejt do të ndjeni ndryshime në trup./arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...