Sipas dietologes Blerina Bombaj, kolesteroli i lartë është një kërcenim i vazhdueshëm për shëndetin e zemrës, i cili mund te përfundojë ne episod fatal për jetën.
Disa persona munden të arrijnë ta mbajnë kolesterolin në nivele optimale nëpërmjet ushqimit, aktivitetit fizik dhe rënies në peshë, por disa të tjerë, duhet të marrin medikament, pasi problemi i tyre qëndron më shumë në rregullimin e brendshëm, që ka të bëjë kryesisht me mëlçinë dhe predispozitën gjenetike.
Kolesteroli i marrë me ushqim, duket te ketë një ndikim fare të vogël në kolesterolin në gjak, dhe një tjetër grup yndyrnash është përgjegjës për rritje të padëshirueshme të tij. Ato janë yndyrnat e ngurta dhe yndyrnat trans, si gjalpi, bulmeti me yndyre, margarina, vaji i palmës dhe vaji i kokosit, apo vajrat bimor të rafinuar qe përdoren gjerësisht për skuqje. Një dietë ushqimore që trajton kolesterolin e lartë, përfshin evitimin e yndyrave të ngurta dhe trans, plotësimin optimal me yndyrna të pangopura, marrjen e mjaftueshme të fibrave dhe prebiotikëve, si dhe furnizimin e përditshëm me lëndë antiinflamatore dhe antioksiduese, të cilat e mbrojnë kolesterolin nga oksidimi – forma më e rrezikshme e tij.
Zgjedhjet më të mira për vaktin e mëngjesit
Faktorë të tjerë të rëndësishëm që ndihmojnë
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...