Mëlçia është organi i dytë më i madh në trupin e njeriut. Në sajë të funksionit të mëlçisë kryhen shumë funksione duke përfshirë: rrjedhja normale e proceseve metabolike, mbrojtja e trupit, detoksifikimi i gjakut, ruajtja e substancave, eliminimi i toksinave nga trupi etj.
Meqë mëlçia kryen një numër funksionesh që janë jetësore për trupin e njeriut, është e nevojshme të ruhet shëndeti i saj. Ushqimi i duhur mund të përmirësojë funksionin e mëlçisë dhe të mundësojë zhvillimin e qetë të proceseve biokimike, transmetfon Femina.al.
Mësoni se cilat ushqime “ruajnë” shëndetin e mëlçisë.
PANXHARI
Panxhari është i pasur me flavonoide dhe beta-karotene, përbërësit që përmirësojnë funksionin dhe nxisin shëndetin e mëlçisë. Përveç kësaj, panxharja ndihmon në pastrimin e gjakut dhe eliminimin e toksinave nga trupi.
Këshillohet konsumi ditor i panxhareve, më i freskët në sallatë ose si lëng i freskët i shtrydhur.
BROKOLI
Për shkak të bollëkut të antioksidantëve, vitaminave dhe acidit folik, brokoli janë të shkëlqyera për detoksifikimin jo vetëm të mëlçisë por edhe të gjithë organizmit. Përveç kësaj, kjo perime përmban isotiocianate, një substancë që ndihmon lirimin nga substancat kanceroze në trup.
Këshillohet që brokoli të konsumohet çdo ditë, i freskët ose i avulluar.
HUDHRA
Hudhra është e pasur me sulfur, alicin dhe selen komponente që ndihmojnë mëlçinë në eliminimin e substancave të dëmshme nga trupi.
Seleni ndihmon në detoksifikimin natyrore, alicina luftën kundër agjentëve të dëmshme kurse sulfuri përmirëson punën e enzimeve. Prandaj, rekomandohet konsumi i rregullt i hudhrave.
FRUTAT AGRUME
Fruata agrume janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë, të cilat ndihmojnë në detoksifikimin normal të mëlçisë. Përbërësit që gjendet në limon, portokall, grejpfrut dhe fruta të tjera agrume, mundësojnë eliminimin e substancave toksike, duke ndihmuar mëlçinë që toksinat ti transformojë në materie të cilat janë të tretshme në ujë.
Prandaj, konsumoni fruta agrume çdo ditë, të papërpunuara ose të shtrydhura, veçanërisht në mëngjes për efekt maksimal.
KURKUMA
Kurkuma është e shkëlqyeshme për përmirësimin e punës së mëlçisë. Kjo erëz, e cila me shijen e saj të ngrohtë dhe të hidhur pak i ngjanë xhenxhefilit, stimulon punën e enzimeve në mëlçi dhe i pastron radikalet e lira të cilat kanë efekt kancerogjen.
LAKRA
Lakra ka kombinimin ideal të përbërësve që stimulojnë punën e enzimeve në mëlçi dhe në përgjithësi e përmirësojnë punën e saj. Në menynë e përditshme mund të përfshini çdo lloj lakre e cila më mirë është të konsumohet e freskët.
ARRAT
Acidet yndyrore Omega-3 e pastrojnë mëlçinë dhe përmirësojnë funksionin e tij. Këto përbërës në bollëk gjendet te arrat, andaj mos harroni t’i përfshini në menynë tuaj ditore.
MOLLA
Molla është një ndër frutat më të mirë për detoksifikimin e organizmit. Me ndihmën e përbërësve që gjenden në mollë, sidomos me pektinën, mëlçia në mënyrë të përkryer trajton toksinat të cilat duhet të eleminohen nga trupi. Përveç kësaj, molla përmbanë acid malik i cili gjithashtu ndihmon në largimin e toksineve dhe materieve kancerogjene nga trupi.
Mund të konsumoni çfarëdo lloj molle, të freskëta në formë të sallatës ose lëngut të freskët.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...