Mediet sociale ka një efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin mendor dhe emocional të fëmijëve. Një neuroshkencëtare paralajmëron pasojat negative të saj.
Susan Greenfield, ish drejtoreshë e Institucionit Mbretëror të Britanisë së Madhe, tha për “The Daily Telegraph” se mediet sociale dhe videot lojërat i kanë bërë fëmijët të paaftë të komunikojnë me njëri tjetrin dhe të mendojnë vetë, ndërkohë që ata vazhdimisht kërkojnë diçka për të hequr mendjen.
“Ajo që unë parashikoj është se njerëzit do të bëhen si tre vjeçarë. Do të kenë probleme emocionale, aftësi të dobëta sociale, vetëvlerësim shumë të ulët dhe mungesë përqëndrimi,” tha ajo.
Ajo sugjeron se nevojitet stimulim i vazhdueshëm nga mjedisi në çdo moment dhe aktivitete që i pengojnë të përhumben në mendimet e tyre, transmeton EO.
Kjo mund të jetë veçanërisht e dëmshme për fëmijët, dhe Greenfield sugjeron që prindërit të nxisin fëmijët drejt aktiviteteve të tilla si kopshtaria, sporti dhe leximi si një mënyrë për të zvogëluar kohën përballë ekranit dhe për të stimuluar imagjinatën e tyre.
Ajo thotë se fëmijët që përdorin mediet sociale dhe luajnë në tableta digjitale kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni dhe vetëbesimi i ulët, e për t’u bërë më narcist.
“Të gjithë kemi nevojë për një ‘detoksifikim digjital’ herë pas here”, thotë Greenfield.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...