Ekspertët thonë se simptomat e alergjisë dhe astmës mund të zbuten me anë të ushqimit: duhet shmangur disa ushqime, ndërsa konsumimi shtesë i vitaminave dhe mineraleve, mund të ndihmojë.
Ekspertët thonë se simptomat e alergjisë dhe astmës mund të zbuten me anë të ushqimit: duhet shmangur disa ushqime, ndërsa konsumimi shtesë i vitaminave dhe mineraleve, mund të ndihmojë.
Është me rëndësi që të eliminohet proceset inflamatore në organizëm.
Kështu, nëse jeni alergjikë në myk, mendoni për ushqimin pa tharm. Shmangni ushqimet e fermentuara, djathërat e vjetër dhe myshqet.
Gjatë sezonit të rritjes së barit, që t’i ikni kongjestionit, kufizojeni sasinë e qumështit dhe produkteve të tij, pastaj drithërave, duke përfshirë misrin, grurin, tërshërën, thekrën dhe orizin.
Sheqernat e rafinuar, mielli i bardhë dhe ushqimi i proceduar, mund të jenë nxitës të proceseve inflamatore, prandaj shmangni ato sa më shumë që mundeni.
Po ashtu, është mirë që të largoni ushqimet që kanë veprim me alergjenët. Prandaj, gjatë këtij sezoni duhet të shmanget selino, karota, molla, patatja, dardha, produktet arrore, kopra, majdanozi etj.
Ndërkohë, sipas ekspertëve, konsumimi shtesë i vitaminave dhe mineraleve, mund të ndihmojë. Prandaj rekomandohet marrja e vitaminave D, C, A, B12, B5 dhe magnezit. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...