A e dini se dhimbja më e vogël e dhëmbëve mund të jetë shenjë e një problemi në trupin tuaj? Sipas mjekësisë lashtë kineze ekziston një lidhje e fortë mes dhimbjes së dhëmbëve dhe gjendjes së organeve të brendshme.
E thënë më ndryshe, problemet me dhëmbët e caktuar tregojnë problemet me organet e caktuara. Ekspertët trgojnë se si dhëmbët e përparmë janë ngushtë të lidhur me veshkat, stomakun, veshët etj. Para së gjithash duhet të keni parasysh se higjiena e dhëmbëve është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndaj në shumë rastedhimbja lidhet me kariesin, gurëzat etj. Megjithatë, dhimbjet e caktuara mund të tregojnë edhe inflamacione në pjesë të ndryshme të trupit. Living ju fton t’i shihni më nga afër:
Dhëmbët e përparmë – inflamacioni i fshikës urinare, inflamacioni i veshit, inflamacioni i veshkave.
Dhëmbi i parë (angina) – inflamacioni i prostatës.
Dhembjet kronike në dhëmbin e syrit – inflamacioni i fshikëzës së tëmthit, hepatit.
Paradhëmballa (gjendet midis dhëmbit të syrit dhe dhëmballës) – kolit, reaksione alergjike, inflamacioni i mushkërive.
Dhëmbi i katërt (i sipërmi dhe i poshtmi) – probleme me gjurin, bërrylat dhe supet, probleme me zorrën e trashë.
Dhëmbi i gjashtë i poshtëm – probleme me venat dhe arteriet, arteriosklerozë.
Dhëmbi i gjashtë i sipërm – inflamacioni i vezoreve, probleme me mukozën dhe pankreasin, sinuset.
Dhëmballa e poshtme – probleme me mushkëritë (astmë bronkiale), shfaqja e polipeve në zorrën e trashë.
Dhëmballa tetë – probleme me shëndetin kardiovaskular, shkruan Helathy Food Forever.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...