Një studim i gjerë ka treguar se është e shëndetshme të kesh fëmijë, ndërsa shëndet më i mirë është vërejtur te prindërit të cilët kanë dy fëmijë.
Studimi ku janë përfshirë një milionë e gjysmë meshkuj dhe femra, ka zbuluar se të qenit prind ndikon pozitivisht në shëndet. Në fakt, të qenit prind pengon zhvillimin e disa llojeve të kancerit, si edhe sëmundjet e zemrës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, shkencëtarët thonë se kjo varet edhe nga numri i fëmijëve që kanë prindërit, ndërsa është treguar se më e shëndetshme është të kesh dy fëmijë, teksa mospasja e fëmijëve, të pasurit e një fëmije ose më shumë se dy, shkakton probleme shëndetësore.
Shkencëtarët thonë se prindërit me më shumë se dy fëmijë kanë probleme financiare dhe stres emocional, ndërsa ata që kanë një ose nuk kanë fëmijë, janë shumë të lëshuar dhe iu mungon motivimi.
Studimi ka treguar po ashtu se martesa bëhet më e lumtur, më e plotë dhe më kualitative kur lindin fëmijët. /Telegrafi/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...