Google ADS

Me të ftohtë dhe me kollë? Kura natyrale më e mirë, mjaltë dhe piper i zi

13:25 | 2 Prill 2020
A Z

Kolla është një sëmundje e zakonshme e dimrit që shkaktohet kryesisht nga një infeksion ose edhe nga ndryshimi i motit.

Shumica e njerëzve janë shumë të ndjeshëm ndaj problemeve të frymëmarrjes në këtë sezon, ndaj është më mirë që në këtë periudhë të mbrohesh sesa të marrësh trajtim. Nëse je pjesë e atyre që vuajnë nga kolla në kohën e ftohtë, atëherë me siguri ke nevojë për këtë trajtim natyral. Mjaltë dhe piperi i zi është kombinimi natyral më i mirë për të parandaluar kollën.

Mjalti është një nga produktet natyrale më të mira për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet e dimrit si kolla, ftohja e zakonshme apo edhe dhimbjet e fytit. I njohur për vetitë terapeutike, mjalti përmban antibakterialë dhe antioksidantë që nxisin sistemin imunitar dhe parandalojnë kollën.

Piperi i zi, i përdorur gjerësisht për t’u dhënë më shumë aromë dhe shije ushqimeve, vepron gjithashtu si ilaç natyral efektiv për të parandaluar kollën dhe të ftohtin. Piperi është i pasur me shumë lëndë ushqyese thelbësore si vitamina C, flavonoidet, antioksidantët dhe antibakterialet. Kur përdoret i kombinuar me mjaltë, piperi i zi lehtëson gëlbazën dhe të ndihmon të kesh frymëmarrje më të pastër.

Si ta përdorësh?

Ka dy mënyra të thjeshta, por shumë efektive për të përdorur piperin e zi dhe mjaltin për të parandaluar kollën.

Piper pluhur dhe mjaltë: Piq rreth 4 – 5 kokrra piper të zi në flakë të ngadaltë, lëri të ftohen dhe thërrmoji derisa të bëhen pluhur. Në një gjysmë luge mjaltë, shto një majë luge piper, përzieje dhe haje. Bëje rregullisht çdo mëngjes për të parandaluar kollën dhe qëndro sa më larg të mundesh nga i ftohti.

Çaj me piper të zi: Në vend që të pish çajin normal, pi një çaj me piper në mëngjes për të qëndruar sa më larg kollës dhe të ftohtit. Gjithçka që duhet të bësh është t’i shtosh 2 deri në 3 fara të zeza të grira ose pluhur çajit në një gotë me ujë të nxehtë. Përzierjen lëre të vlojë për 5 minuta, pastaj shto në të edhe një lugë gjelle mjaltë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme