Shumë prindër e pranojnë se fëmijët rrisin nivelin e stresit, por një studim i fundit thotë se më shumë se dy fëmijë dëmtojnë vërtetë shëndetin e nënës.
Sa më shumë fëmijë të ketë një femër, më i lartë është rreziku i sëmundjeve të zemrës. Ndërsa ato që kanë më shumë se pesë fëmijë, kanë një rrezik 40% më të lartë për një infarkt serioz në zemër në 30 vitet e ardhshme, krahasuar me ato që kanë një apo dy fëmijë.
Shtatzënia dhe procesi i lindjes e tendosin zemrën, teksa fëmijët bëhen stresues dhe i ndalojnë nënat të kujdesen për veten e tyre, vijon studimi i Kembrixhit.
“Ne e dimë që shtatzënia dhe procesi i lindjes tendosin zemrën në mënyrë të tmerrshme, dhe rritja e fëmijëve është stresuese gjithashtu. Ne nuk duam t’u shtojmë stresin njerëzve në jetën e përditshme por t’i vëmë në dijeni dhe çfarë të bëjën për këtë”, thotë drejtuesja e studimit Clare Oliver-Williams. Janë studiuar të dhënat e mbi 8 mijë femrave në SHBA të moshave 45 deri në 64 vjeç./tch/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç