Studimet tregojnë se në disa raste, ushqimet që ngrohen bëjnë më shumë dëm sesa që bëjnë mirë.
Përderisa disa ushqime humbasin vetitë ushqyese kur nxehen, të tjerat përmbajnë komponime që bëhen toksike nga ngrohja, transmeton portali arbresh.info
Kjo është arsyeja pse Agjensia e Standardeve të Ushqimit dhe Këshilli Evropian për Informimin e Ushqimit kanë bërë një listë të ushqimeve që nuk duhet t’i ngrohni.
Pula
Pula është e pasur me proteina dhe kjo është një arsye pse nuk duhet ta ngrohni. Për shkak të ndryshimeve në strukturën e proteinave, pula që ngrohet për së dyti mund të shkaktojë probleme me trejtjen.
Kërpurdhat
Kërpurdhat përmbajnë proteina që mund të shkatërrohen lehtë nëse ringrohen. Edhe kërpurdha sikurse pula mund të shkaktojë probleme me tretjen.
Orizi
Bakteriet që shkaktojnë helmim mund të gjenden në orizin e pa trajtuar. Kur gatuhet orizi, këto bakterie shkatërrohen, por por mbajtja e orizit të gatuar në temperaturën e dhomës mund të çojë në komponime të dëmshme që shkaktojnë të vjella dhe diarre.
Patatet
Ajo humb vetitë e saj kur nxehet dhe nëse ndodh mund të zhvillojë bakterie të quajtura Clostridium botulinum që shkaktojnë botulizëm, një helmim i rrallë, por që kërcënon jetën.
Spinaqi dhe perimet tjera me gjethe
Spinaqi dhe perimet tjera me gjethe mund të përbajnë nivel të lartë të nitrateve, në varësi të vendit ku është rritur. Nitrati në vetvete është plotësisht i padëmshëm, por mund të shndërrohet në nitrite dhe më pas në nitrosamines, të cilat dihet se janë kanceroze. Edhe pse “Këshilli Evropian i Informacionit të Ushqimit” paralajmëroi se ngrohja e spinaqit ishte e rrezikshme, duket se ata tani po ndryshojnë mendje sepse një student pretendoi se ishte i padëmshëm dhe e vërtetoi argumentin e tij me arsyetim shkencor. Në çdo rast, spinaqi është shumë më i shijshëm kur e hani thjesht të gatuar, kështu që pa e ngrohur./arbresh.info/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...