Google ADS

Me këtë vaj, flokët tuaj do të rriten shumë shpejt

16:12 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Pothuajse të gjithë ne shpenzojmë shumë kohë para pasqyrës për të rregulluar flokët, për faktin se pamja e flokëve mund të bëjë diferencën në pamjen tonë.

Megjithatë, një kujdes i duhur për flokët do t’i bëjë ato të shkëlqyeshme, të shëndetshme dhe voluminoze.

Vaji i kastorit është vaji më i dobishëm për flokët, pasi është i pasur me vajra yndyrore Omega-9 që ndihmojnë shëndetin dhe rritjen e flokëve, transmeton Klan Kosova.

Për më tepër, ky vaj i shëndetshëm ka veti antibakteriale, të cilat luftojnë bakteret dhe kërpudhat dhe kështu përshpejton rritjen e flokëve, vetullave dhe qerpikëve.

Maska që gjeni më poshtë preferohet si tretman për flokët, qerpikët dhe vetullat.

Përbërësit:

5 lugë gjelle vaj kastori
5 lugë gjelle vaj kokosi/vaj bademi
Si ta përgatisni?

Për shkak të trashësisë, vaji i kastorit duhet të shpërbëhet në vaj të bajameve ose vaj kokosi.

Prandaj, përzierni vajrat dhe aplikoni përzierjen e tyre në kokë, ose në vetulla dhe qerpikë, nga rrënjët tek maja e qimeve.

Ky trajtim duhet të bëhet para se të shkoni në shtrat. Lëreni përzierjen për të vepruar deri në mëngjes dhe pastaj shpëlani flokët me ujë.

Ju do të vini re efektet pozitive të këtij trajtimi shumë shpejt!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme