Ndonëse është shumë afër dimri, edhe në këtë periudhë mund të kënaqemi me të mirat e natyrës dhe me artikujt e saj të shëndetshëm
Një ndër ta janë edhe bishtajat e çiçibanozit (Ceratonia siliqua), cilësia shëruese e të cilave ndihmon te shumë sëmundje. Përmbajnë hekur, magnez, kalcium, natrium, kalium…
Janë të pasura me vitaminat A, B1, B2, B3, B6, B9, C i E.
Çiçibanozi është antioksidant i fuqishëm, përdoret edhe në shërimin e diarresë, problemeve me tretjen dhe djegësirën.
Hulumtimet kanë treguar që kjo bimë mediterane ndikon në përmirësimin e nivelit të lipideve te personat me peshë tepër të madhe trupore.
Përdoret në ushqimin dietal dhe si zëvendësim i shkëlqyeshëm për çokollatën. Edhe pse ka shije ndryshe nga çokollata dhe dy të tretat më pak kalori, është shumë më e shëndetshme, andaj u rekomandohet të sëmurëve nga diabeti por edhe si terapi ndihmëse.
Është i shkëlqyeshëm kundër migrenës, nervozes dhe problemeve të tjera.
Fjala është për artikullin natyral të ëmbël, andaj me rastin e përgatitjes së ëmbëlsirave me çiçibanoz përdoret më pak sheqer se te ëmbëlsirat me kakao. /Telegrafi/
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...