Një ilaç i cili do të zvogëlojë oreksin ka çuar në disa njerëz të humbin më shumë se një të pestën e peshës trupore, tregon një hulumtim madhor internacional.
Një përdorim javor i ilaçit, semaglutide, u është dhënë së bashku me këshilla për dietë dhe ushtrime, raporton BBC News.
Studimi, i kryer në gati 2,000 njerëz, tregoi një mesatare të humbjes se 15kg gjatë një periudhe 15-mujore.
Shkencëtarët thanë që rezultatet mund të shënojnë ‘epokën e re’ në trajtimin e mbipeshës me më shumë terapi në horizont, transmeton arbresh.info.
Jan, nga Kent, humbi 28kg, ekuivalente me më shumë se një të pestën e peshës së trupit.
“Ilaçi ndryshoi jetën time dhe ndryshoi plotësisht qasjen time ndaj ushqimit,” tha ajo.
Ajo tha që dietat e kishin bërë atë të “mjerueshme” por marrja e ilaçit ishte plotësisht ndryshe pasi që ajo ishte më pak e uritur.
Sidoqoftë, tani Jan ka dal nga hulumtimi dhe oreksi i saj është kthyer dhe është duke fituar peshë përsëri.
Ajo tha: “Ishte e lehte humbja e peshës në kohën e hulumtimit, por tani është kthyer përsëri një ndjenjë si në një luftë të vazhdueshme me ushqimin.”
Semaglutide tashmë mund të jetë i njohur për disa persona të cilët e përdorin për trajtimin e tipit 2 të diabetit, por ky hulumtim përcjelli dhënien e tij në doza më të larta.
Ilaçi funksionon duke zvogëluar nivelin e oreksit dhe duke kopjuar një hormon – të quajtur GLP1 – i cili lirohet pas ngrënies së një ushqimi.
Hulumtimi u dha disa njerëzve një ilaç dhe të tjerëve injeksion fals, derisa të dy grupeve u janë dhënë këshilla për stilin e jetës.
Rezultatet e publikuara në Revistën Mjekësore New England, tregoi që njerëzit humbën një mesatare prej 15kg me semaglutide krahasuar me 2.6 pa të.
Sidoqoftë, 32% e njerëzve humbën një të pestën e peshës së tyre trupore me ilaç, krahasuar me më pak se 2% me trajtimin fals.
Prof Rachel Batterham, nga UCL dhe një nga hulumtuesit e MB, tha për faqen e internetit të BBC News: “Kjo është ndryshues loje në humbjen e peshës që shkakton.
“Kam kaluar 20 vite duke hulumtuar mbipeshën, deri më tani nuk kemi pasur një trajtim për mbipeshë përveç operimit bariatric.”
Ajo tha që humbja e peshës do të zvogëlojë rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet dhe Covid-19 të rëndë.
Semaglutide po u nënshtrohet rregullatorëve të barnave kështu që nuk mund të përshkruhet në mënyrë rutinore. Sidoqoftë, Prof Batterham pret që ilaçi të përdoret fillimisht nga klinikat e specializuara për humbje peshe sesa të jetë i disponueshëm gjerësisht.
Kishte efekte anësore të trajtimit duke përfshirë nauzenë, diarre, të vjella dhe kapsllëk. Dhe ka studime pesë-vjeçare të cilat po zhvillohen për të parë nëse humbja e peshës mund të mbahet në planin afatgjatë.
Prof Sir Stephen O’Rahilly nga Univerziteti i Cambridge, tha: “Sasia e humbjes së peshës që është arritur është më e madhe se ajo që është parë në ilaçet e licencuara kundër mbipeshës.
“Ky është fillimi i një epoke të re për zhvillimin e barnave të mbipeshës me drejtimin që të arrihet humbje e peshës e krahasueshme me semaglutidin, derisa kemi më pak efekte anësore.”
Dr Duane Mellor, një dietolog nga Shkolla e Mjekësisë Aston, tha: “Është e dobishme të kemi një opsion potencial për t’i ndihmuar njerëzit për të humbur peshë, sidoqoftë ne duhet të pranojmë që humbja e peshës do të ketë nevojë për ndryshime të stilit të jetës, dhe se çdo ilaç apo ndryshim në stilin e jetës mund të sjell rrezik potencial dhe efekte anësore.
“Kështu që, është gjithmonë më mirë të flisni me një profesionist shëndetësorë para se të provoni të humbni peshë.”/arbresh.info/
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...