Suplementet me vitamina B3 mund të ndikojnë në shmangien e sëmundjes Alzheimer dhe ndihmojnë në frymëmarrje, por marrja në sasi të madhe mund t’i bëjë dëme organizmit dhe të shkaktojë gjakderdhje në tru.
Vitamina B3, e njohur edhe si niacin, është njëra nga tetë vitaminat B.
Të gjitha vitaminat B janë të rëndësishme për të ndihmuar trupin që të konvertojë ushqimin në energji, tregon një studim i Universitetit të Merilendit në SHBA.
Niacin në veçanti ndihmon sistemin e frymëmarrjes, lëkurën dhe sistemin nervor.
Ai përdoret për ngritjen e nivelit të njerëzve me kolesterinën e mirë HDL.
Studimet po ashtu kanë zbuluar se ajo mund të ndikojë edhe në zvogëlimin e progresit të sëmundjes Alzheimer.
Niacin mund të gjendet në ushqime si mish, arra, peshq, patate, fasule dhe drithëra.
NHS rekomandon konsumimin e 16.5mg për ditë për burra dhe 13.2mg në ditë për femra.
Marrja në sasi më të vogël se 500mg në ditë e kësaj vitamine mund të shkaktojë dëmtime në organizmin e njeriut, njofton Departamenti amerikan i Shëndetësisë.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...