Autoritetet botërore të shëndetësisë çdo ditë e më tepër po theksojnë rëndësinë e të mbajturit maskë në fytyrë kur të hyjmë në mabjente të mbyllura.
Ekspertët sqarojnë se maskat që mund të përgatisim në shtëpi mund të mos na mbrojnë nga sëmundjet, por ndihmojnë në parandalimin e infeksionit nga njerëzit që janë të prekur prej virusit COVID-19.
Ky virus përhapet shumë lehtë falë ndërveprimit social pra: të folurës, kollës, tështimës, prekjes së fytyrës me duar të palara etj.
Ndonëse disa njerëz nuk shfaqin simptoma, ekspertët argumentojnë se mbajtja e distancimit social dhe maskave në fytyrë veçanërisht kur shkojmë në ambiente që frekuentohen nga shumë njerëz është e domosdoshme.
Maska Është Për Të Të Mbrojtur Ty Por Edhe Të Tjerët
Ekspertët thonë njëzëri se secili prej nesh duhet të vendosë maskë sa herë që del në ambiente të jashtme ku ka njerëz.
Maskat shërbejnë si një barrierë fizike që ju ndan ju nga të tjerët, ose më saktë nga spërklat që lëshojnë ata nëpërmjet të folurës, kollës dhe tështimës, por edhe anasjelltas.
Pra, maskat ju mbrojnë ju prej të tjerëve por edhe të tjerët prej jush, në rast se ju jeni prekur nga COVID-19 por nuk keni simptoma.
Është çështje kujdesi për veten por kortezie ndaj të tjerëve.
Të kuptohemi drejtë, maskat nuk pengojnë depërtimin e viruseve sepse ato janë mikroskopike, por pakësojnë gjasat e infeksionit.
Nëse ju kolliteni dhe nuk e hiqni maskën, kësisoj keni ulur me 95 përqind sasinë e spërklave që lëshohen në ajër dhe që mund të infektojnë dikë tjetër.
Përpos maskës, masa absolutisht më e rëndësishme e mbrojtjes kundër COVID-19 është pa asnjë mëdyshje distancimi fizik
Një tjetër element që nuk duhet të harojmë është larja e duarve.
Nëse ju mbani maskë, ama pas çdo blerje ktheheni në shtëpi dhe nuk lani duart, atëherë jeni shumë të rrezikuar.
E rëndësishme është gjithashtu që të maskën të mos e prekni me duar të palara sepse rrezikoni përhapjen e baktereve dhe virozave në të, që më pas futen më lehtë në rrugët e frymëmarrjes.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...