Pirja e qumështit në mëngjes zvogëlon rrezikun e obezitetit dhe diabetit të tipit 2, sugjeron hulumtimi.
Shkencëtarët në Kanada gjetën në qumësht sasi të lartë proteinash të cilat nëse konsumohen në mëngjes ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe oreksin në kohën e drekës.
Qumështi përmban proteina të cilat lëshojnë hormone që ngadalësojnë tretjen.
Nivelet e larta të proteinave i bëjnë njerëzit të ndihen të ngopur për më shumë kohë.
Profesor Douglas Goff, zbulimet e të cilit janë botuar në gazetën “Bulk Science”, tha: “Sëmundjet metabolike janë në rritje globalisht, me diabetin e tipit 2 dhe obezitetin si shqetësime kryesore në shëndetin e njeriut.
Prof. Goff, nga Universiteti i Guelph, shtoi: “Ky studim konfirmon rëndësinë e qumështit në mëngjes për të ndihmuar në tretjen e ngadalshme të karbohidrateve dhe niveleve më të ulëta të sheqerit në gjak”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...