Shikoni duart tuaja. Çfarë arrini të shihni?
Nëse përgjigja juaj është “thjeshtë duart e mia”, atëherë pyesni një refleksolog.
Ata do të ju tregojnë se ekzistojnë pika të shumta aktive që ju japin fuqi në trupin dhe mendjen tuaj.
Bright Side dëshiron të ndajë me ju se çfarë mund të bëni me vetëm një gisht të mesëm, por edhe të tjerët, sigurisht.
Gishti i madh
Gishti i madh është përgjegjës për ankth dhe dhimbje koke.
Nëse përjetoni ndonjë dhimbje të kokës, butësisht shtypni gishtin e madh për rreth 5 minuta.
efleksologët thonë se kjo do të lehtësojë dhimbjen tuaj.
Gishti tregues
Ky gisht kontrollon dhimbjen e muskujve si dhe ndjenjat e zhgënjimit, frikës dhe sikletit.
Siç tregohet nga studimet në Universitetin e Minesotës, pacientët me dhimbje të muskujve janë ndjerë shumë më mirë pas një cikli të terapisë me anë të reflekseve.
Shtypni apo bëni presion të lehtë gishtit tregues për 5 minuta.
Gishti i mesëm
Shtypja e gishtit të mesëm ndihmon në qoftë se jeni të mërzitur, të zemëruar ose më të lodhur se zakonisht.
Studimet tregojnë se një ushtrim i tillë ul presionin e gjakut dhe ju qetëson.
Gishti i unazës
Emocionet negative dhe trishtimi do të largohen në qoftëse butësisht shtypni gishtin e unazës për 5 minuta.
Mos harroni të mbani qetësinë dhe kontrolloni frymëmarrjen tuaj.
Gishti i vogël
Gishti i vogël është përgjegjës për vetëvlerësim, stres dhe nervozizëm.
Nëse jeni të prirur për të nënvlerësuar veten, ju duhet vërtetë të fërkoni gishtin e vogël për 5 minuta.
Derisa e bëni këtë, mundohuni të mendoni për diçka të mirë dhe pozitive.
Pëllëmba e dorës
Shtypni gishtat e njërës dorë me mesin e pëllëmbës tjetër.
Masazhoni në lëvizje rrethore dhe merrni dhe nxirrni frymën tri herë.
Refleksologët thonë se pëllëmba e dorës është qendra e ndjenjave tuaja dhe emocioneve.
Hulumtimet tregojnë se masazhimi i rregullt i shuplakave të dorës ndihmon në parandalimin e të përzierave, stresit, diarresë dhe kapsllëkut.
Shuplakat e dorës të shtypura mbi njëra-tjetrën
Ky pozicion shpesh herë përdoret në meditim.
Kjo ju ndihmon të përqëndroheni dhe të fokusoheni në mendimet tuaja.
Duke shtypur shuplakat e dorës ju mund të përmirësoni qarkullimin e gjakut.
Surya Mudra
Ky pozicion ndihmon në përmirësimin e tretjes dhe metabolizmit.
Kjo teknikë po ashtu përdoret për uljen e temperaturës së gjakut dhe humbje të oreksit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...