Shikoni se cilat pesë gjëra do t’i ndodhin organizmit tuaj nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm!
Uji është pjesë përbërëse e trupit tonë, dhe nëse nuk e pijmë në sasi të mjaftueshme në trupin tonë do të fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme dhe jo aq të mira.
1. Do të shtoni peshë “të rreme”
Edhe pse kjo tingëllon e çuditshme, por pirja shumë pak e ujit shkakton mbajtjen e ujit në trup gjë që dukemi më të trashë se që jemi në të vërtetë. Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi fillon t’i mbajë të gjitha rezervat që ka, duke shkaktuar ënjtje.
2. Do të humbni energji
Ndiheni i rraskapitur dhe i lodhur, sikur të kishit qenë një ditë më parë i dehur? Problemi ndoshta fshihet në dehidratim. Ekspertët paralajmërojnë se edhe dehidrimi më i vogël i trupit shkakton rënie të energjisë që ne e ndjejmë në formë të lodhjes. Për të shmangur “përgjumjen e mëngjesit”, para se të kapeni për filxhanin e kafes, pini një gotë ujë.
3. Humbni përqëndrimin
Duke pasur parasysh faktin se truri ynë është i përbërë nga 80 për qind lëngje, ky organ varet shumë nga konsumimi i ujit në organizmin tonë.
Kjo do të thotë se përqendrimi ynë zvogëlohet ndjeshëm tashmë me shfaqjen e shenjave të para të dehidrimit, të cilat mund të vërehen në formë të një ndjenjeje të lehtë të etjes, të cilën shpesh e injorojmë, sidomos kur jemi në vendin e punës.
4. Vazhdimisht do të ndjeni uri
Një dukuri shumë e shpeshtë që i ndodh pothuajse të gjithëve të cilët nuk pinë ujë të mjaftueshëm është që etjen ta zëvendësojmë me ndjenjën e fortë të urisë. Një reagim i tillë i trupit është normale, dhe mund ta testoni me një gotë ujë.
Kur ndjeni dëshirë për ushqim, para se të kapeni për ndonjë ‘grimcim’ ose kafshatë ngushëllimi, pini një gotë të plotë me ujë dhe prisni 15 deri 20 minuta. Nëse bëhet fjalë për dehidratim, uji duhet ta “vrasë urinë e rreme”.
5. Më ngadalshëm do të humbni peshë
Uji është një pjesë integrale e trupit tonë, metabolizmit dhe sistemit të tretjes. Studimet kanë treguar se dy gota me ujë përshpejtojnë funksionin e metabolizmit dhe djegien e kalorive madje për 30 për qind.
Nga ana tjetër, nëse pini shumë pak ujë, trupi bëhet i dehidruar kështu që pengohet i tërë mekanizmi. Metabolizmi i ngadalshëm ndikon në keqtretje, por edhe në trashje dhe vështirësi për të humbur peshë. Nëse nuk mund të pini shumë ujë, sepse nuk ju pëlqen shija, bëni një ujë të shijshëm me vitamina./femra.net/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I