Mbajtja e një peshe të shëndetshme është tepër e rëndësishme për shëndetin tonë. Përveç uljes së rrezikut kardiovaskular, hemoragjisë cerebrale dhe tensionit të lartë, pesha e shëndetshme mund të parandalojë një sërë llojesh kanceri.
Lëviz më shumë, ha më pak! Fikja e televizorit, parkimi i makinës në shtëpi, caktimi i të paktën 3 vakteve të rregullta çdo ditë dhe evitimi i pijeve të sheqerosura, është një fillim i mbarë.
Pesha, perimetri i mesit dhe sasia e kilogramëve të shtuar që prej kur ishit 20 vjeç, mund të ndikojnë në komplikime serioze për shëndetin. Këta faktorë ndikojnë ndjeshëm në rritjen e rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të mëposhtme:
Sëmundje të zemrës, atak kardiak, ishemi
Diabet
Kancer
Artrit
Gurë në tëmth
Astmë
Katarakt
Infertilitet
Gërhitje
Ndërprerje e frymëmarrjes në gjumë
Nëse pesha juaj është në normën e dëshirueshme dhe nuk është mbi 5 kg më shumë nga pesha juaj në moshën 20-vjeçare, përpiquni ta mbani atë peshë duke u kujdesur për ushqimin dhe duke u ushtruar.
Duke qenë se shumica e të rriturve midis moshës 18 dhe 49 shtojnë mesatarisht 0,5 – 1 kg çdo vit, ndalja e këtij shtimi në peshë duhet të jetë prioritet. Shtimi në peshë ndërkohë që moshohemi, nxit ndjeshëm një ose më shumë sëmundje kronike.
Në një ndër studimet më të mëdha vëzhguese për shumë vite, është vërejtur se gratë dhe burrat në mesomoshë, që kishin shtuar 5-6 kg pas të 20-ave, kishin 3 herë më shumë probabilitet të prekjes nga sëmundje të zemrës, hipertensioni, diabet të tipit 2 dhe gurë në tëmth, krahasuar me ata që shtuan më pak se 2 kg.
Ata që kishin shtuar më shumë se 10 kg kishin rrezikshmëri shumë më të lartë ndaj këtyre sëmundjeve.
Një tjetër analizë e këtij studimi ka treguar se shtimi në moshë të rritur -edhe pas menopauzës- mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit pas menopauzës.
Inkurajimi i rënies në peshë, për ato femra që nuk kanë përdorur terapi hormono-plotësuese është domosdoshmëri, pasi ulja e peshës në menopauzë dhe mbajtja e saj ul rrezikun e kancerit të gjirit në këtë fazë.
Çfarë shkakton mbipeshë?
Dieta: cilësia dhe sasia e ushqimit që konsumoni çdo ditë ndikon më së shumti peshën tuaj.
Gjenet: disa njerëz janë më të predispozuar të shtojnë në peshë ose të vendosin dhjam rreth mesit. Gjithsesi, gjenet nuk kanë përse të bëhen destin, sepse shkenca tregon se respektimi i një regjimi të shëndetshëm të të ushqyerit, ushtruarit dhe në përgjithësi të të jetuarit, mund të mposht predispozitën gjenetike të të shtuarit në peshë.
Mungesa e aktivitetit fizik: të ushtruarit ka një numër të madh përfitimesh shëndetësore, përfshirë këtu rrezikun e ulët të sëmundjeve të zemrës, disa sëmundjeve tumorale, dhe sëmundjeve të tjera kronike. Aktiviteti fizik është kyç në kontrollin e peshës.
Gjumi: Kërkimet tregojnë se ka një lidhje midis orëve dhe cilësisë së gjumit të një individi me peshën e tij trupore. Në përgjithësi, fëmijët dhe të rriturit që flenë më pak orë, kanë më shumë probabilitet të shtojnë peshë krahasuar me ata që flenë mjaftueshëm.
Si ndikon gjumi në peshën tonë?
Personat me mungesë gjumi janë të prirur të ushtrohen më pak për shkak të mungesës së energjisë
Personat që flenë më pak mund të konsumojnë më shumë ushqim për faktin e thjeshtë se jane zgjuar më shumë orë dhe kanë më shumë mundësi të hanë.
Mungesa e gjumit çrregullon ekuilibrin e disa hormoneve kyç në kontrollin e oreksit dhe ngopjes, kështu personat që flenë më pak mund të jenë më të uritur se ata që flenë më shumë dhe më mirë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...