Google ADS

Maskat më të mira për fytyrë (FOTO)

15:45 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Maskat kozmetike të bëra në shtëpi janë një mënyrë e lirë, por efikase për ta pasur një lëkurë të butë dhe të pastër. Ata që kanë lëkurë problematike, mund të përfitojnë nga përdorimi i rregullt i maskave të fytyrës, meqë ato pastrojnë lëkurën dhe e zbusin atë.

Image

JOGURTI DHE MJALTI

Përzieni së bashku një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle jogurt dhe shtoni 10 pika lëng limoni. Aplikojeni këtë masë në fytyrë dhe lëreni që të veprojë për gjysmë ore para se ta shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Jogurti natyror po ashtu mund të përdoret si i vetëm në fytyrë, si maskë ushqyese. Ajo mund të lihet që të veprojë për 15 minuta, e më pas të shpëlahet, duke lënë prapa një lëkurë të butë, si mëndafshi.

Image

AVOKADO

I përkryer për lëkurë të thatë, avokado është tepër ushqyes, meqë përmban vajra të shumtë ushqyes. Përzieni së bashku një avokado të shtypur me një lugë gjelle vaj ulliri.

Image

QËRUESIT NATYRORË

Përbërësit natyrorë po ashtu mund të përdoren për të përfituar preparate për qërimin natyror të lëkurës, të cilat preparate janë të dobishme për zvogëlimin e akneve, puçrrave të zeza dhe piklave. Ato mund të jenë të dobishme edhe për përmirësimin e tonit të lëkurës dhe për zbutjen e vragave. Sheqeri me kokrra të imta është një qërues (eksfoliant) i mirë natyror. Përdoreni një sasi të vogël të këtij sheqeri në lëkurë të lagët dhe bëni masazh ngadalë për disa minuta, me qëllim të largimit të qelizave të vdekura të lëkurës. Edhe tërshëra është preparat i mirë për qërim të qelizave të vdekura nga lëkura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme