Masazhi zbut për një kohë dhimbjen kronike në shpinë

23:54 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Terapia me masazh mund t’ju ndihmojë njerëzve të cilët vuajnë nga dhimbjet kronike në shpinë, megjithëse pas një kohe humbet ndikimi i dobishëm, ka konstatuar një ekip i ekspertëve amerikanë.

Hulumtimi është bërë në 401 persona prej të cilëve disa janë përzgjedhur me metodën e “tahminit” për përkujdesje standarde, ndërsa të tjerët i janë nënshtruar njërës nga dy tipat e masazheve: strukturale ose relaksuese, që njihet edhe si masazhi “suedez”, raporton Reuters.

Pas dy muajsh e gjysmë të masazhit një herë në javë, dy të tretat e të anketuarve të cilët i ishin nënshtruar asaj kanë demonstruar përmirësim të dukshëm, thekson udhëheqësi i hulumtimit, Richard Deyo, nga Universiteti i Oregonit për shëndetësi dhe shkencë.

Mes tjerash, vetëm 30 për qind e të anketuarve të cilët kishin kaluar masazhin kanë marrë analgjetikë gjatë javës paraprake, krahasuar me 40 për qind të atyre që ishin në përkujdesje standarde.

Përveç kësaj, muajin e fundit 7 për qind e të anketuarve të nënshtruar ndaj përkujdesjes standarde, kanë qëndruar të paktën një ditë në shtrat, derisa të tillë në grupet e masazhit kishte përgjysmë më pak.

Mirëpo, disa nga pasojat e favorshme evidente të masazhit janë zhdukur pas vetëm gjysmë viti, ndërsa të gjitha përmirësimet janë zbehur në afat prej një viti.

Dejo përfundon se disa ndryshime të stilit të jetesës ndoshta janë zgjidhja më e mirë për personat me dhimbje kronike të shpinës. Dhe programi i ushtrimeve është me rëndësi kyç për funksionim të përditshëm më të mirë të këtyre njerëzve, thekson eksperti amerikan. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme