Deri më tani, janë konfirmuar 10 raste të prekur nga koronavirusi në vendin tonë, por paniku ndihet tek secili prej nesh.
Përpos kujdesit që duhet të tregojë secili, njerëzit kanë nevojë për informacion të saktë. E gjitha bota ka nevojë të pyesë për të ditur nga ta presë rrezikun apo si ta parandalojë atë. Pyetjet që hasim më shpesh, marrin përgjigje më poshtë!
Nuk është kabina ajo që duhet t’ju shqetësojë. Janë duart të cilat duhet të qëndrojnë të lara! Jini vigjilentë të kujtoni se çfarë kanë prekur duart tuaja dhe lajini shumë më shpesh nga ç’bënit zakonisht. Eshtë ok të prekni gjëra për aq kohë sa i lani apo dezinfektoni duart para se të keni prekur fytyrën apo të keni mbajtur ushqime. Në rast se ju mungon një antibakterial, mund të përdorni edhe letra të lagura. Me to, pastroni sipërfaqen ku vendosni duart apo vendin ku do të uleni në avion.
Shumica e viruseve nuk përhapen lehtësisht për shkak të mënyrës se si ajëri qarkullon atje. Gjithsesi, më e mirë që mund të bëni është të shmangni kontaktet me këdo që kollitet apo teshtin. Nëse s’ndiheni mirë, mbuloni komplet zonën e gojës dhe të hundës me bërryl kur kolliteni apo teshtini.
Çdokush që ka kaluar të 60-at dhe ka shfaqur edhe më herët sëmundje kronike, duhet të shmangë detyrimisht vendet me njerëz, kafenetë dhe çdo aktivitet të mundshëm. Eshtë e rëndësishme të reduktohet kontakti ballë për ballë me njerëzit. Mosha mesatare e njerëzve që vdesin nga koronavirusi është 80-të. Mosha mesatare që ka nevojë për vëmendje të veçantë mjekësore është 60-të.
Jo! Jo të gjithë që vijnë nga një demografi e caktuar është risk për koronavirusin. Stigmat sociale shpesh shkaktojnë më shumë dëme sesa bëjnë mirë. Kujdesi duhet të jetë për të gjithë pa përjashtim.
Përgjithësisht, ky virus kalon nga një person në tjetrin përmes spërkalave. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që provon kalimin e virusit përmes ushqimit./alsat/
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...