Ndoshta jeni në një marrëdhënie të re dhe sapo keni shkuar në ndonjë udhëtim romantik me partnerin tuaj, apo jeni në një lidhje me distancë të largët dhe sapo keni takuar të dashurin tuaj. Cilado qoftë arsyeja juaj për të pasur një fundjavë të mbushur me intimitet seksual, mund të ketë edhe ndonjë efekt anësor: infeksion i traktit urinar.
Nëse shpesh i fitoni këto infeksione të bezdisshme dhe të dhimbshme, mos u shqetësoni sepse nuk jeni e vetme. Në të vërtetë, ekspertët kanë edhe një emërtim në lidhje me këtë infeksion “honeymoon cystitis”. Ekspertët kanë shpikur këtë term për të shpjeguar tendencën e femrave për të marrë infeksionin pas seksit, veçanërisht pas shumë praktikimi të seksit.
Uretra – tubi që del jashtë deri në fshikëz – është drejtëpërdrejtë mënjëherë në vaginë dhe kur keni marrëdhënie seksuale, bakteriet nga vagina mund të depërtojë në uretër, ku edhe udhëton deri në fshikëz. Dhe nëse keni shumë seks për një periudhë të shkurtër kohore, kjo mund të ju bëjë më të ndjeshëm ndaj këtyre infeksioneve.
Një teori e zakonshme është se trupi juaj nuk është i mësuar me bakteriet të ekspozuar ndaj partnerit, por mjekët këshillojnë se nukë shtë këtu çështja, bëhet fjalë për bakteriet e juaja që shkaktojnë infeksionin. Pra, nuk është partneri juaj që trondit vaginën tuaj – por fakti se keni pasur marrëdhënie seksuale me të tri herë mbrëmë.
Pra, çfarë mund të bëni rreth kësaj? Mjekët sugjerojnë që të përdorni shumë lubrifikim për të parandaluar çdo irritim të mundshëm, që me shumë gjasa mund të shkaktojë infeksione. Urinimi para dhe pas seksit mund të ndihmojë gjithashtu. Nëse jeni të prirur për infeksione, mund të konsumoni ekstrakt boronice në bazë të rregullt, gjë që mund të ju ndihmojë. Boronica në fakt ndikon në largimin e bakterieve nga fërkimi në muret e fshikëzës. Mjeku juaj poashtu mund të përshkruajë një antibiotik që mund të merrni sa herë që keni marrëdhënie seksuale. Poashtu mund të ju përshkruajë një dozë të ulët të antibiotikëve në bazë ditore për disa muaj për të parë nëse ndryshon florën tuaj vaginale.
Por, nëse keni më shpesh infeksione të traktit urinar, mjekët ju sugjerojnë të vizitoni një urolog për të parë nëse ka diçka në fshikëzën tuaj që ju bën më të ndjeshëm ndaj infeksioneve, shkruan femra.net. Mos u shqetësoni, sepse mjeku ka gjithnjë metoda lehtësuese dhe sigurisht nuk ju privon nga kënaqësia seksuale. Pra, saherë që keni nevojë bëni kontrolle të mundshme dhe mos i ndërpreni marrëdhëniet seksuale me partnerin tuaj.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte