Rritet bilanci i viktimave dhe të infektuarve nga virusi korona në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informoi sot edhe për 5 viktima të reja nga COVID-19.
Bëhet fjalë për një 52 vjeçar nga Kumanova, një 65 vjeçare nga Llabunishta, një 62 vjeçare nga Çellopeku i Tetovës, një 81 vjeçar nga Shtipi, që ishin të shtruar në Klinikën Infektive, si dhe një 53 vjeçar që ka ndërruar jetë në shtëpi, por që ka rezultuar pozitiv në testin për virus korona. Me viktimat e sotme numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 26.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 599 të shpërndarë në 18 qytete. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja për të cilat informoi sot dikasteri i shëndetësisë. Prej tyre 15 raste janë regjistruar në Shkup, 7 në Kumanovë, një në Prilep dhe nga dy në Strugë dhe Koçan. Numri më i lartë i të infektuarve vazhdon të jetë në Shkup me 254 dhe Kumanovë me 128, shkruan Alsat.
Numri i të shëruarve ka mbërritur në 30. Fatmirësisht përqindja e të shëruarve mbetet më e lartë se % e personave që kanë ndërruar jetë për shkak të virusit, respektivisht 5.01% kundrejt 4.34%. rreth 52% e të infektuarve në vendin tonë janë meshkuj, ndërsa rreth 48% janë femra.
Deri tani janë kryer 5,879 teste, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit 386.
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...