Sipas një studimi të fundit, konsumimi i mangos mund të parandalojë sëmundjet e zemrës dhe diabetin.
Studimi i financuar nga furnizuesit e frutave ekzotike, gjeti se mango mund të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak dhe të zvogëlojë kolesterolin, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info
Ekspertët shtojnë se ky frut sjell përfitime të mëdha për shëndetin e trurit, lëkurës dhe zorrëve, por kritikët kanë hedhur poshtë këto studime duke thënë se sponzorimi i këtij studimi po bëhet për qëllim që të shesë frutin në masë të madhe.
Studiuesit në Institutin e Teknologjisë në Illinois, Çikago, para dy dekadave kanë theksuar se mango mund të parandalojë diabetin e tipit 2. Diabeti i tipit 2, i cili mund të çojë në verbëri dhe amputacion, shkaktohet kur trupi nuk prodhon glukozë të mjaftueshme./arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale