Manaferrat mund të mbajë epitetin e një ilaçi natyral kundër efekteve të covid.
Nëse hahet rregullisht, ky frut i vogël mund të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit të sistemit të frymarrjes dhe trombozës, transmeton portal arbresh.info
Arsyeja për këtë është se manaferrat janë “aspirina natyrale”, sepse ato janë të pasura me acid salicilik. Përveç parandalimit të suksesshëm të formimit të mpiksjes së gjakut, ky acid përdoret gjithashtu për të lehtësuar dhimbjen, për të ulur temperaturat dhe për të pasur efekte anti-inflamatore.
Manaferrat janë gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, kështu që ato zvogëlojnë prodhimin e kolesterolit të keq (LDL), forcojnë trupin, ndihmojnë në ruajtjen e kolagjenit dhe pastrojnë butësisht zorrët.
Për shkak se përmbajnë betainë, lëngu i freksët i manaferrës stimulon funksionimin e duhur të qelizave të mëlçisë dhe e mbron atë, ndërsa në të njëjtën kohë, ka një efekt të dobishëm në fshikëzën e tëmthit.
Antioksidantët nga manaferrat marrin pjesë në procesin e parandalimit të efekteve të dëmshme të radikalëve të lirë dhe kështu ndihmojnë edhe në parandalimin e kancerit, mbrojnë sistemin kardiovaskular, ngadalësojnë plakjen e trupit, ndihmojnë në luftimin e efekteve të dëmshme të diellit në lëkurë, ndihmojnë në ngadalësimin sëmundjet neurologjike.
Lëngu i manaferrës është vlerësuar dhe provuar prej kohësh si një ilaç në luftën kundër anemisë.
Ekspertët mjekësorë rekomandojnë të pihet një gotë lëng manaferre në ditë, gjysmë ore para ngrënies me qëllim të përmisimit të gjakut.
Përveç hekurit, gjithashtu përmban shumë vitamina C dhe B, acid folik dhe pektinë, kështu që përmirëson qarkullimin, shpejton funksionin e zorrëve, rregullon presionin e gjakut, forcon imunitetin dhe rezistencën e trupit, shton oreksin dhe përshpejton metabolizmin./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...