Manaferra është fruti më i përkryer për të rënë nga pesha falë fibrave që përmbajnë dhe manganit, i cili përshpejton metabolizmin. Po ashtu, substancat që gjenden tek manaferra ulin rrezikun për sulm kardiak si dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Manaferrat gjithashtu mbrojnë shëndetin e mëlçisë dhe parandalojnë kancerin. Disa studime kanë treguar se manaferrat janë një frut i mirë edhe për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Lëkura juaj qëndron e re dhe e freskët me manaferra falë antioksidantëve dhe vitaminave që gjenden tek to. Dietologia e njohur Lisa Dorfman thotë se një gotë me manaferra përmbush 61 për qind të nevojës ditore për vitaminë C, dhe gjithashtu ato përmbajnë shumë kalium, fibra dhe resveratrol, një substancë që gjendet edhe tek rrushi që mbron zemrën.
Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët. Gjethet e reja mblidhen në qershor- korrik dhe thahen në hije në shtresa të holla.
Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mirë; me to përgatitet reçel i cilësisë së mirë. Me frutat e manaferrës bëhet verë, uthull dhe raki. Vera ka vlera të mira mjekësore. Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, Vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%.
Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mira. Qysh në lashtësi janë përdorur të gjitha pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës, si dhe në formë kompresash me përdorim të jashtëm. Manaferra është e pasur me vitaminat A, C, B1, B2 dhe B6, me thartinë organike, hekur, magnez, fosfor, kalcium, mangan dhe sheqer pemësh. Është e pasur me celulozë dhe ndihmon në rregullimin e peshës trupore.
Përmban thartinë saliciline (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për zbutjen e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit. Ky frut ndikon pozitivisht edhe në të parët, forcon imunitetin, ndërkaq është konstatuar se edhe pengon shfaqjen e kancerit në gji dhe në qafën e mitrës. Mjekët gjermanë e rekomandojnë për zbutjen e hemorroideve.
Manaferrat e freskëta janë më të shijshme me pak mjaltë apo sheqer. Nga to mund të bëhen lëngu, vera, komposto, likeri, xhemi, pite të shijshme dhe ëmbëlsira.
Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese, ndikojnë edhe në uljen e temperaturës.
Në këto raste përdoret infuzi, i cili përgatitet si vijon: Merren 6-10 gram gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegie në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpërlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në mishrat e dhëmbëve.
Ky çaj është shumë rezultativ dhe kundër hemorroideve (majasëllit) dhe në sëmundjen e sheqerit. Për të ndaluar hemorragjinë e hemorroideve, zbatohet këshilla: Merren 100 gramë gjethe manaferrash dhe hidhen në një litër ujë. Këto zihen jo më shumë se 10 minuta. Nga çaji i përgatitur, pihen tri gota në ditë, për tri ditë rresht.
Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij. Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushkërive për ndalimin e gjakut. Këto përdoren në formë dekokti, duke i dhënë të sëmurit nga 4-5 gota në ditë, me mjaltë ose me sheqer.
Ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës. Më mirë së përdorimi i medikamenteve të ndryshme që mund të blihen në farmaci, për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore. Sipas saj për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?