Hapi i parë që marrin njerëzit që duan të humbasin kilogramët e tepërt, është kufizimi apo heqja dorë nga karbohidratet, të cilat ndër të tjera i gjejmë edhe tek makaronat.
Sa i përket këtyre të fundit, një studim thotë se ngrënia e makaronave, si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor mund t’ju ndihmojë të humbisni nga pesha.
Studimi i publikuar në revistën BMJ Open, thotë se njerëzit që konsumojnë makarona, si pjesë e një regjimi me ushqime me nivel të ulët glicemie, mund të humbasin disa kilogramë të tepërt.
Makaronat kanë një nivel të ulët të glicemisë, që do të thotë se rrit nivelet e sheqerit në gjak në një nivel më të ngadaltë se buka e bardhë, e cila është një karbohidrat i përpunuar.
Për më tepër, sipas studimit, ngrënia e makaronave si pjesë e një regjimi të tillë, nuk kontribuon në shtimin në peshë apo në shtimin e depozitave dhjamore.
Karbohidratet dhe Ndikimi Tek Pesha
Sipas ekspertëve të ushqyerjes së shëndetshme, nocioni që njerëzit duhet të ulin sasinë e karbohidrateve apo të heqin dorë prej tyre, është i gabuar.
Ata thonë se nëse njerëzit duan të humbasin nga pesha, ata duhet të fokusohen më shumë tek ushqyerja e personalizuar sipas nevojave të organizmit, por edhe tek aktiviteti fizik me objektiv për djegien e kalorive.
Makaronat, veçanërisht kur janë të freskëta janë të pasura në përmbajtjen e fibrave, të cilat jo vetëm kënaqin urinë por njëkohësisht nga ndihmojmë të çlirojmë energji më lehtë.
Një nga përbërësit më të shëndetshëm të makaronave janë karbohidratet (fibra dietike dhe sheqerna), të cilat janë një katalizator i vërtetë në përcjelljen e energjisë në metabolizëm.
Konkretisht 10 % e makaronave ka në përbërjen e tyre karbohidrate ndërsa 6 % e përmbajtjes së makaronave janë proteina.
Ushqimet e Pasura Me Proteinë
Thjerrëzat, gjiza, bizelet, spinaqi, peshku ton, kosi, vezët, mishi i pulës dhe mishrat pa dhjamë janë përgjithësisht të pasur me proteinë.
Proteina ndihmon në ruajtjen e masës muskulare gjatë shkrirjes së depozitave dhjamore.
Ajo të ngop dhe mbi të gjitha të ndihmon të djegësh më shumë kalori. Kjo ndodh sepse ushqimet me proteinë kërkojnë më shumë energji për tu përpunuar.
Ushqimet Me Fibër
Dardha, drithërat e plota, kokoshkat, orizi kaf, qiqrrat janë ndër ushqimet më të pasura me fibër. Rënia nga pesha nuk ka përse të shoqërohet gjithë kohës me ndjesinë e vazhdueshme të urisë.
Ushqimet e pasura me fibër ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për shumë kohë por edhe të digjni kalori.
Për më tepër, ato janë të pasura me shumë vitamina dhe minerale.
Ushqimet Me Pak Kalori
Selinoja, frutat e pyllit, barishtet, shpargu, lulelakra, panxhari, brokoli, kastraveci dhe qitro janë ndër ushqimet që kanë natyralisht më pak kalori.
Përzgjedhja e këtyre ushqimeve do ju ndihmojë jo vetëm të merrni ushqyesit e duhur por edhe do ju japë më pak kalori./AgroWeb
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...