Prej kohësh mjalti është konsideruar si një nga produktet natyrale më të shëndetshme për organizmin, dhe përpos mjatit të livadhit, gështenjave që janë më të përhapurit, ka edhe shumë llojë tjera të mjaltit që kanë përfitime të mëdha shëndetësore.
Një nga llojet më të shëndetshme të mjaltit është edhe ai nga lavanderi, që rekomandohet edhe për gratë shtatzëna, transmeton portal arbresh.info
Mjalti i lules lavender ka shije dhe aromë intensive dhe ka ngjyrë të errët. Është ndër speciet më shëruese me efekt të fortë sepse mundëson përthithjen e kalciumit dhe hekurit nga ushqimi.
Mjalti i livandës ndihmon edhe në problemet me dhëmbët dhe kockat, osteoporozën, presionin e lartë të gjakut, si dhe është i mirë për organet e tretjes, pastron mushkëritë dhe qetëson kollën.
Ashtu si bima e lavanderit, edhe mjalti me këtë lule ka një efekt qetësues dhe është një luftëtar i fortë kundër nervozës, si dhe përmison cilësinë e gjumit.
Gjithashtu ndihmon edhe në luftën kundër depresionit.
Mjalti i lavandinës lehtëson simptomat e shkaktuara nga sindroma premenstruale. Njerëzit e prirur ndaj alergjive ndaj polenit këshillohen të marrin mjaltë livando çdo ditë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...