Rigoni, ose siç e quajmë ndryshe manxurana, është erzë aromatike e cila përbën bazën e kuzhinës mediterane, por përshtatet mirë edhe me domaten.
Ndonëse tashmë një kohë të gjatë me sukses përdoret në mjekësinë popullore, shumica ende nuk i dinë cilësitë e tij jashtëzakonisht shëruese.
Hulumtimet kanë treguar se si rigoni është 42 herë më i pasur me antioksidantë se mollët, 12 herë më i pasur se portokajtë dhe 4 herë se boronicat.
Kjo bimë e shijshme përmban shumë minerale, siç janë bakri, niacina dhe beta-karoteni, si dhe materiet tjera ushqyese, transmeton Telegrafi.
Është një burim i rëndësishëm i Omega-3 dhe ka minerale të tilla si: hekur, magnez, kalcium. Vitaminat C, E, B6 dhe K janë thelbësore për të forcuar eshtrat.
Rigoni, sikurse edhe rozmarina dhe borziloku përmban të ashtuquajturin acid rozmarik. Ky antioksidant i fortë ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira, me çka reduktohet rreziku nga kanceri, sëmundjet e zemrës, arteroskleroza dhe plakja e hershme.
Meqenëse e karakterizon efekti kundërinflamator; acidi i rozmarinës paraqet trajtim efikas për astmën alergjike.
Rigoni po ashtu është i pasur me veçori antibakteriale, duke përfshirë vajin timol dhe karvakrol. Hulumtimet kanë treguar që këto dy komplekse ndalin rritjen e shumë llojeve të baktereve.
Rigoni është efektiv te aknet, artriti, sëmundjet kancerogjene, gjendja inflamatore dhe mutacionet e qelizave. Nxit tretjen dhe funksionimin e mëlçisë dhe stomakut, si dhe në mënyrë të suksesshme aplikohet te inflamacioni akut dhe kronik i sinuseve, virozat, gripi dhe ftohja, por edhe te dhimbja kronike e kokës.
Rigoni nxit menstruacionet, për këtë arsye duhet të shmanget absolutisht në shtatzëni.
Rigoni shëron kollën, dhembjen e kokës dhe dhembjet e tjera, por ende e konsiderojnë “erëza të shkëlqyeshme për picë”.
Mirëpo rigoni është ilaç i shkëlqyeshëm natyral të cilin do të duhej gjithmonë ta keni afër, jo vetëm që me të të bëni gjella të shijshme, por që edhe nga fletët e tij të përgatitni çaj shërues.
Derisa disa bimë në procesin e tharjes humbin një pjesë të cilësive të mirave të veta, rigoni i ruan ato cilësi. Në të vërtetë, ai, edhe në formë të thatë, i ruan të gjitha cilësitë e veta dobiprurëse dhe ka aromë edhe më intensive.
Nëse e pëlqeni ushqimin italian, dhe veçanërisht picën, atëherë me siguri shumë herë e keni shijuar shijen e pasur të rigonit.
100 g rigon përmban 265 kcal, 9 g proteina, 68,92 g karbohidrate, 4.09 g sheqerna, 4.28 g yndyrë, 42.5 g fibra dietetike dhe 25 mg natrium. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...