Luleshtrydhet shërojnë një sëmundje që ndikon direkt në zemër

02:25 | 5 Prill 2017
Trina Galanxhi

Luleshtrydhet janë një ndër frutat më të dëshiruara për shumë njerëz.

Ato janë të pasura me Vitaminë C dhe gjithashtu kanë një përmbajtje të madhe të kaliumit, transmeton portali arbresh.info.

Efektet e dobishme të luleshtrydhes janë se ndihmojnë kundër reumatizmit dhe kundër tensionit të lartë.

Kohëve të fundit, studimet e shumta kanë ardhur në përfundim se luleshtrydhet ndihmojnë edhe kundër kolesterolit.

Hulutimi i fundit i kryer nga mjekët italianë dhe spanjollë, ka përfshirë rreth 23 persona, të cilëve u është kërkuar që të konsumojnë rreth 500 gram luleshtrydhe çdo ditë për një muaj.

Pas një muaji analizat e gjakut të kryera te këta pacientë kanë treguar ndryshimin që luan ky fryt në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare.

Mënjëherë pas konsumimit të luleshtrydheve niveli i kolesterolit në gjak kishte rënë për 8.78 për qind./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme