Lulelakra nuk përmban aspak yndyra dhe sodium dhe duhet që ta keni sa më shumë prezent në tyrezën tuaj.
Konsumi i rregullt i saj zvogëlon riskun nga një sërë tipesh të kancerit. Lulelakra përmban këto vitamina: B1 (thiamine), B2 (ribaflavin), B3 (niacin), B5 (pantothenic acid),B6 (pyridoxine) dhe B9 (folic acid), gjithashtu përmban dhe minerale e agjente fitokemikale. Janë një burim i mirë i fibrave, proteinave, fosforit, potasiumit dhe shumë vitaminë C.
Lulelakra përmban potasium dhe minerale të cilat janë esenciale në zhvillimin e muskujve dhe kockave. Lulelakra përmban përbërës të njohur si isothiocynates të cilat pengojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene. Konsumi i rregullt i saj ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira, kjo se pse përmbajnë shumë antioksidante dhe vitaminë C.
Lulelakra redukton rrezikun e sëmundjeve të cilat vijnë si pasojë e rritjes së stresit oksidativ duke përfshirë këtu sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Stresi oksidativ është mbingarkesa me molekula te ashtuquajtura radikale te pa oksigjenuara të cilat i prodhon vetë trupi. Çlirimi i këtyre redukton rrezikun nga kanceri në zorrën e trashë, mushkëri, prostate dhe gji (tek femrat).
Ajo gjithashtu ndihmon në uljen e inflamacionit dhe patologjive në venat e gjakut, duke mundësuar një qarkullim të përkryer në të gjithë pjesët e organizmit. Konsumi i lulelakrës bënë të mundur furnizimin e trupit me glukosinolate, gjë e cila bënë aktivizimin e sistemit detoktifikues te organizmit. Kërkimet kanë treguar se ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishme në mbrojte nga lloje të ndryshme të kancerit. Lulelakra është ndër ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumoni për një jetë më të mirë fizike, por ajo ndikon edhe në përmirësimin e shëndetit mendor.
Një studim i vitit 2015 nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit ka zbuluar se konsumi i lulelakrës ndihmon në rënien në peshë. Frutat dhe perimet në përgjithësi ndihmojnë për t’u dobësuar, megjithatë njerëzit që konsumojnë fruta dhe perime pa niseshte, si lulelakër bien më shpejt në peshë. Kjo ndodh sepse ushqimet pa niseshte kanë përmbajtje më të ulët të gliceminës, që rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe kështu vjen deri te shtimi në peshë apo edhe mbipesha.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...