Në orët e vona të ditës së premte, një pacienteje shtatzënë në klinikën e Gjinekologjisë i është përkeqësuar gjendja.
Me urgjencë është thirrë pasmesnatës Dr. Fehmi Zeqiri, i cili së bashku me operatorin Dr. Afrim Veliu dhe me ekipin e mjekëve të QKUK-së kanë luftuar rreth shtatë orë për të shpëtuar jetën e nënës.Para disa dite pacientja shtatzënë në javën e 25-të me binjakë është transferuar nga Spitali i Gjakovës për në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Çfarë ka ndodhur dje në klinikën e Gjinekologjisë?Që nga ajo ditë, nëna ka pasur gjakderdhje dhe është trajtuar me terapi në përpjekje për të shtyrë shtatzëninë.
“Ka qenë shtatzëni e hershme dhe shanset për shpëtimin e foshnjave kanë qenë minimale”, ka deklaruar Dr. Fehmi Zeqiri, shkruan Gazeta Shneta.Një javë më vonë, në orët e vona të së premtes gjendja e nënës ishte përkeqësuar dhe kishte pësuar gjakderdhje të madhe.
Pas mesnatës Zeqiri ishte thirrur me urgjencë nga Gjinekologjia bashkë me operatorin Dr. Afrim Veliu. Mjekët do të nisnin operacionin shtatë orësh, për të cilin Zeqiri thotë se ishte rasti më i rëndë që nga paslufta.“Kemi pas peripeti të mëdha derisa kemi shpëtuar nënën”, është shprehur ai.
Dr. Zeqiri tregon se është kërkuar ndihmë edhe nga Klinika e Urologjisë ku kanë marr pjesë Dr. Xhevdet Çuni dhe Dr. Ilir Miftari. Ndihmë poashtu është kërkuar edhe nga një kirurg vaskular.
Zeqiri ka treguar se atë natë është arritur që të ndalet gjakderdhja, që si rezultat kishte shpëtimin e jetës së nënës.“Gjendja e saj mundemi më thënë se është përmirësuar, gjakderdhja është ndërprerë atë natë, mirëpo mundet me pas komplikime për të cilat shpresojmë të mos jenë serioze. Ende nuk mundemi me thanë se ka përfunduar gjithçka”, ka deklaruar ai.
Pacientja, nënë e tri vajzave kishte mbetur shtatzënë me binjakë, vajzë dhe djalë, nëpërmjet procedurës së frytnimit artificial.
Foshnja e gjinisë mashkullore ka lindur e vdekur, ndërsa vajza me peshë 780 gramë po trajtohet në Klinikën e Neonatologjisë, ku gjendja e saj është mjaft e rëndë./Gazeta Shneta/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...