Te vogëlushët, të cilët merren me sport, zhvillohen shkathtësitë psikofizike, më lehtë lidhin miqësi, mësojnë se sa e rëndësishme është puna ekipore…
Fëmijët tuaj duhet të kënaqen me magjitë e natyrës. Vazhdimisht, madje edhe me të drejtë, i theksojnë rezultatet pozitive të aktiviteteve fizike në fëmijëri.
Te vogëlushët, të cilët merren me sport, zhvillohen shkathtësitë psikosociale dhe psikofizike (ekuilibri, shkathtësia, koordinimi…), fëmijët e tillë më lehtë lidhin miqësi, mësojnë se sa e rëndësishme është puna ekipore. Veç kësaj, fëmijët aktivë janë më të shëndetshëm, sistemi i tyre muskulor dhe eshtëror është më i fortë kur të rriten, ndërkaq rreziku më i vogël nga sëmundjet kardiovaskulare.
Njëkohësisht, ata të cilët nuk janë aktivë në fëmijëri, më vonë shpesh vuajnë nga obeziteti, hipertensioni, arterioskleroza apo diabeti i tipit 1.
Prandaj, është shumë me rëndësi që fëmijët, që kur të fillojnë të ecin, t’i nxisni që të luajnë, të merren me aktivitete sportive, madje edhe me aktivitete të llojllojshme sportive, edhe ekipore, edhe individuale. Le të vrapojnë, le të luajnë futboll, basketboll, volejboll, tenis, le të notojnë, le të ngasin biçikletën….
Ushtrimet fizike duhet të bëhen një shprehi e përditshme për fëmijët, sikurse gjumi dhe ushqimi. Por përpara se fëmija të regjistrohet në një program sportiv është e nevojshme që të vlerësoni jo vetëm dëshirat e tij por edhe synimet që keni si prindër për të. Megjithatë, duhet të jemi realistë se shumë pak fëmijë janë në gjendje të ruajnë entuziazmin e fillimit dhe dëshirat për sporte të ndryshëm deri në fund, transmeton Telegrafi.
Si ta ndihmojmë fëmijën për të zgjedhur sportin që i shkon
Në fillim fëmija duhet lënë i lirë të zgjedhë atë sport që e zbavit më shumë, megjithëse ju, si prindër, mund të mos ju pëlqejë. Është shumë e rëndësishme që ta lini atë të zgjedhë lirshëm, pa ushtruar presion mbi të.
Pyeteni fëmijën nëse kërkon të bëhet pjesëtar i ndonjë skuadre apo preferon sporte ato sporte që nuk janë të organizuar në skuadra, sikurse p.sh mund të jetë noti, tenisi, etj. Vërtetoni nëse i pëlqejnë sporte me kontakt të fortë fizik (psh. basketbolli, futbolli etj) apo të tjerë me më pak kontakt të tillë (si psh. noti, volejbolli etj.). Këto të fundit e kanë të domosdoshme konkurrencën me vetveten, duke rritur kështu vetëbesimin tek fëmija, ndërsa sportet në grup përmbushin nevojën shoqërore të fëmijëve dhe u japin kënaqësinë e pjesëmarrjes në një përpjekje masive.
Sporti që do të zgjedhë fëmija duhet të ketë lidhje direkte me zhvillimin trupor dhe shpirtëror të tij. Sa më shumë harmoni të ekzistojë midis sportit dhe trupit aq më të mëdha janë edhe të mirat për fëmijën.
Aktivitete sportive
FUTBOLLI stërvit në mënyrë uniforme të gjithë trupin dhe iu dhuron sportistëve të vegjël momente të mrekullueshme zbavitjeje dhe gëzimi, ndërsa i ndihmon që të kenë një gjendje shumë të mirë fizike. Në përgjithësi, konsiderohet e domosdoshme që prindërit të dinë se fëmijët deri në moshën 8-vjeçare duhet të marrin pjesë në sporte që nuk kanë kontakt kaq të fortë fizik, për shkak të rrezikut nga dëmtime të mundshme.
KËRCIMI. Është me të vërtetë magjepse mënyra me të cilën lëviz balerina. Kërcimi stërvit të gjithë trupin, ndërsa ngre themelet për një shtyllë kurrizore të fortë dhe të drejtë. Para se të vendosni që fëmija juaj të merret me kërcim duhet të keni parasysh që ai të përmbushë disa kushte, midis të cilave:
• Të ketë mbushur tre vjetë
• Të mos merret edhe me aktivitete të tjera sportive, të cilat kërkojnë shumë energji.
• T’i pëlqejë me të vërtetë kërcimi.
Nuk ka dyshim se duke luajtur BASKETBOLL fëmijët përmirësojnë gjendjen e tyre fizike, ndërsa njëkohësisht forcojnë vetëbesimin. Gjithashtu, ky sport i ndihmon ata që të bëjnë shokë sa më shumë, meqenëse është një sport masiv, në grup. Ndërkaq, basketbolli është i preferuar edhe nga vajzat, tek të cilat ka po të njëjtat pasoja pozitive sikurse tek djemtë.
Ndonëse nuk është një sport shumë i zhvilluar tek ne, TENISI prapë se prapë ia vlen të theksojmë të mirat që ai ofron tek fëmijët. Tenisi është një sport i bukur jo vetëm për djemtë por edhe për vajzat. Nëpërmjet tij fëmijët zotërojnë përqendrim dhe saktësi, ndërsa njëkohësisht forcohet sistemi i tyre muskulor.
Për prindërit të cilët dëshirojnë që fëmija i tyre të fillojë saktë jetën, ushtrimet fizike janë baza për të arritur një qëllim të tillë. Fëmijët që nuk merren me sporte ose veprimtari të tjera fizike kanë më pak mundësi për të pasur një jetë të shëndetshme, përderisa përvetësojnë një logjikë pasiviteti apo plogështie, të cilën e ruajnë gjatë gjithë jetës së tyre. /Telegrafi/
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...