Shkencëtarët kanë paralajmëruar se loja më e dashur e fëmijëve, rosa e verdhë janë strehë e bakterieve.
Studiuesit zviceranë dhe amerikanë kanë numëruar mikrobet që notojnë brenda lodrave dhe kanë theksuar se roast e verdha përmbajnë “bakterie potencialisht patogjene”, transmeton portali arbresh.info
Bakteret e gjetura përfshinin Legionella dhe Pseudomonas aeruginosa, bakterie që shpesh përfshihet në infeksione të fituara nga spitali.
Studimi i Institutit Federal Zviceran të Shkencave dhe Teknologjisë ujore, ETH Zurich dhe Universitetit të Ilinoisit u botua të martën në revistën Biofilms dhe Microbiomes dhe është studimi i parë i këtij lloji.
Ujë i kripur zakonisht nuk nxit rritjen e baktereve, thanë shkencëtarët, por polimeret me cilësi të ulët në materialet plastike u japin atyre lëndët ushqyese që u nevojiten.
Lisa Neu, autore e studimit ka theksuar se ata kanë gjetur sasi të madhe të bakterieve edhe në vendet tjera që qëndrojnë në banjë, duke aluduar te krokodilat e gomës.
Përderisa një sasi e caktuar e bakterieve mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar të fëmijëve, ato gjithashtu mund të dërgojnë në infeksione të syrit, veshëve dhe zorrëve, kanë theksuar shkencëtarët./arbresh.info/
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...