Lista e ushqimeve që ndihmojnë në ripërtërirjen e trurit dhe largimin e toksinave

09:35 | 7 Korrik 2019
Arbresh.info

Disa ushqime ndihmojnë në ripërtëritjen e trurit, largimin e metaleve të rënda, shtimin e rezervave të elektroliteve, kurimin e indit trunor dhe/ ose korrigjimin e mungesave ushqyese që lidhen me depresionin.

Ushqimet ideale që duhet të përfshihen në regjimin ushqimor për lehtësimin e simptomave janë: boronicat e egra, spinaqi, farat e kërpit, koriandra, arrat, vaji i arrës së kokosit, lakra e Brukselit, lakra kale, kajsitë dhe avokadot.

Bimët dhe suplementet kurative

Vitamina B12 (si metilkobalamin dhe/ose adenosilkobalamin): përforcon trurin dhe sistemin nervor qendror.

Spirulina: është thelbësore për largimin e metaleve të rënda dhe toksinave të tjera nga truri dhe sistemi nervor qendror.

Jodi i detit: ndihmon sistemin endokrin, përfshirë tiroiden dhe gjëndrat mbiveshkore. Gjithashtu, vret viruset dhe forcon sistemin imunitar.

Ester-C: kjo formë e vitaminës C riparon neurotransmetuesit e dëmtuar dhe mbështet gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe largimin e toksinave nga organizmi.

Rrënjët e jamballit: ndihmojnë sistemin endokrin, përfshirë tiroiden dhe gjëndrat mbiveshkore. Gjithashtu, pengon aftësinë e qelizave virale për t’u zhvendosur dhe riprodhuar.

Gjethet e xhinkos (ginko biloba): përmbajnë alkaloide të fuqishme që krijojnë dhe ushqejnë neurotransmetuesit.

Vitamina D3: përforcon sistemin endokrin, përfshirë tiroiden dhe gjëndrat mbiveshkore. Gjithashtu, vret viruset dhe redukton inflamacionin.

Vitamina B-kompleks: mbron të gjitha zonat e trupit nga dëmtimet që mund të shkaktojnë krizat emocionale. Gjithashtu, mbështet funksionin e trurit dhe trungut cerebral.

Magnezi: qetëson sistemin nervor qendror dhe tensionin muskulor.

Vitamina E: ndihmon sistemin nervor qendror./living.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme