Një nga masat parandaluese për virozat që janë të shpeshta në këtë periudhë është konsumimi i sa më shumë lëngjeve, për të ndihmuar sistemin imunitar.
Përgatitja e lëngjeve në shtëpi është një nga mënyrat më të mira se si ju mund të qëndroni të mbrojtur gjatë ditës.
Më poshtë mund të gjeni një nga recetat e pijeve më të shëndetëshme që do t’ju shoqërojë përgjatë këtyre ditëve ku viruset duket se po përhapen në mënyrë shqetësuese.
Përbërësit:
5 limona
2 lugë gjellë lëkurë limoni e grirë
255 gr sheqer
14 gr xhinxher i grirë ose dy copa të vogla xhinxher i freksët
1 litër ujë
Gjethe mente
Përgatitja:
Një nga përbërësit që e bëjnë këtë limonatë kaq të veçantë është lëkura e limonit, prandaj filloni nga ky hap.
Grini imët me rende lëkurën e limonit derisa të fillojë të duket pjesa e bardhë e lëkurës.
Më pas, vazhdoni duke shtrydhur limonët derisa të mbushet një gotë e madhe me lëng.
Nëse sasisa e parashikuar në këtë recetë nuk mjafton për të mbushur gotën, atëherë përdorni limonë shtesë.
Përzieni në një enë lëngun e limonit me lëkurën e grirë, sheqerin dhe xhinxherin.
Xhinxheri mund të jetë në pluhur ose i freskët, por kjo nuk do të ndikojë në shijen e pijes tuaj në asnjë rast.
Hidhni ujë të nxehtë përbërësve dhe trazoni derisa sheqeri të shkrihet plotësisht. Pasi sheqeri të jetë shkrirë, mbulojeni enën me kapak dhe lëreni të pushojë derisa të arrijë temperaturë ambienti.
Më pas, futeni në frigorifer për tri orë në mënyrë që përbërësit të marin shijen e njëra-tjetrës.
Vendoseni në enën në të cilën doni ta shërbeni dhe shtoni disa gjethe mente.
Limonata me xhinxher mund të konservohet në frigorifer deri në katër ditë. Mënyra më e mirë e konsumimit të saj është ta përgatisni të freskët sa më shpesh të jetë e mundur./AgroWeb
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...