Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ngritën nivelin e alarmit të lisë së majmunit dhe rekomanduan mbajtjen e maskës gjatë udhëtimeve.
Megjithatë, ata kanë theksuar se ky nivel shqetësimi nuk është i njejtë me atë të koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Simptomat e lisë së majmunit janë fillimisht të ngjashme me gripin, dhe më pas pacientët zhvillojnë skuqje dhe lezione të dhimbshme dhe ënjtje të nyjeve limfatike.
Periudha e inkubacionit ndërmjet ekspozimit dhe shfaqjes së simptomave të para mund të zgjasë nga pesë deri në 21 ditë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Rastet e lisë së majmunëve janë raportuar në të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës.
“Disa raste janë konfirmuar në mesin e homoseksualëve, ndërkaq disa raste janë konfirmuar tek njerëzit që jetojnë në të njejtën familje me të infektuarit”, thuhet në raport.
Ekspertët thanë se shumë infeksione seksualisht të transmetueshme kanë simptoma të ngjashme dhe se numri aktual i të infektuarve me lisë majmuni mund të jetë më i lartë./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...