Studiuesit që po hetojnë virusin e lisë së majmunit kanë theksuar ai ka mutuar me një shpejtësi të paprecedentë, shumë më shpejt nga sa është parashikuar në fillim.
Studimi, i cili u botua në revistën mjekësore, Nature Medicine, zbuloi se ka një mesatare prej 50 mutacionesh në mostrat nga ky vit kur zakonisht priten vetëm deri në 10, transmeton portal arbresh.info
Në studim, një grup studiuesish portugez analizuan sekuencën e parë të lisë së majmunëve të lëshuar publikisht më 20 maj, së bashku me 14 sekuenca shtesë të lëshuara përpara 27 majit.
Studiuesit zbuluan rreth 50 variacione gjenetike të viruseve, një shifër gjashtë deri në 12 herë më e lartë se studimet e mëparshme të ortopoksviruseve të tjerë, një familje virusesh të cilës i përket lija e majmunëve.
Studimi tha se shkalla e mutacionit mund të sugjerojë një rast të “evolucionit të përshpejtuar”.
Joao Paulo Gomes, një bashkëautor dhe drejtues i Njësisë së Gjenomikës dhe Bioinformatikës në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë në Portugali, tha se numri i mutacioneve ishte “mjaft i papritur”.
“Duke marrë parasysh që ky virus i lisë së majmunëve të vitit 2022 ka të ngjarë të jetë pasardhës i atij në shpërthimin e vitit 2017 në Nigeri, do të pritej jo më shumë se pesë deri në 10 mutacione shtesë në vend të rreth 50 mutacioneve të vëzhguara”, tha ai.
Aktualisht janë më shumë 3,500 raste të virusit në 44 vende të botës.
Lija e majmunit, një infeksion viral që shkakton lezione të lëkurës, është endemik në disa pjesë të Afrikës. Por shpërthimi aktual ka goditur vendet ku virusi zakonisht nuk përhapet, prandaj edhe ka shkaktuar shqetësim.
Lija e majmunit mund të infektojë këdo, por një numër në rritje në SHBA dhe Europë është gjetur kryesisht tek meshkujt homoseksualë, duke bërë që zyrtarët shëndetësorë të shtyjnë për të rritur ndërgjegjësimin në komunitet, edhe pse testet mbeten të pakta dhe vetëm njerëzit që plotësojnë kritere strikte si p.sh. edhe të testohen./arbresh.info/
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...