Leukemia është një kancer i qelizave të gjakut, e cila e merr zanafillën e saj në palcën e kockës e cila gjendet brenda kockave të njeriut.
Si diagnostikohet leucemia?
Për vënien e diagnozës së leukemisë duhet të realizohet një analizë e plotë dhe e hollësishme e gjakut periferik, e pasuar me ekzaminimin e palcës kockore me anë të mielogramës dhe të biopsisë së palcës kockore. Po ashtu në vënien e diagnozës duhet të bëhen analizat histokimike, citogjenetike, imunofenotipi dhe biologjia molekulare. Pjesë plotësuese janë pastaj imazheria dhe analizat e tjera të laboratorit.
Kur duhet të drejtohemi tek mjeku?
Çdo njeri duhet të adresohet tek mjeku i familjes për kontaktin e parë, nëse ai paraqet apo ka vënë re tek vetja një gjëndër të rritur në qafë, gjakrrjedhje nga hundët apo nga mishrat e dhëmbëve, ka njolla hemorragjike në lëkurë apo ka një cikël mistral të zgjatur e të rëndë, kur ka temperaturë të shpeshtë, djersë natën, rënie të papritur të oreksit dhe rënie në peshë, rëndim në anën e majtë të barkut apo kur ndjehet i lodhur pa shkak.
Me pas mjeku i familjes e vlerëson situatën në mënyrë korrekte duke i dhënë të bëjë analiza dhe më pas e dërgon tek specialist përkatës që është hematologu.
Si trajtohet leucemia?
Leukemia trajtohet me kimioterapi dhe kombinohet me terapi suportive. Qëllimi i trajtimit është që me anë të kimioterapisë të arrihet një remision komplet që përfshin eliminimin e shenjave klinike jonormale, rikthimin e vlerave normale të gjakut dhe një hematopoieze normale me 5% blaste në palcën kockore dhe eliminimin e klonit leukemik. Por zakonisht natyra komplekse e pacientëve dhe për më tepër të qenit individual të çdo individi, situatat klinike dhe mundësimi me prepatatet e duhura sipas protokolleve standarte terapeutike kërkojnë një staf të specializuar dhe kjo është arsyeja pse këta pacientë duhen trajtuar në qendrat hematologjike veçanërisht gjatë fazës së induksionit. Prania e sëmundjeve të tjera e bën trajtimin e leukemisë më të vështirë dhe duke e bërë vendimin terapeutik individual duke gjykuar rast pas rasti dhe hap pas hapi. Normalisht duke u mbështetur në protokollet e kimioterapisë ka sipas situatës edhe modifikim të dozave të preparateve të përdorura.
Prognoza
Kurimi është edhe qëllimi kryesor i trajtimit të leucemisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët e vegjël. Prognozë të keqe kanë zakonisht fëmijët e të moshuarit dhe sidomos ata me disfunksion hepatik apo renal, me prekja te trurit, mielodisplazi, apo me numër të lartë të leukociteve (>25,000/μL). Nëse lihet pa u trajtuar zakonisht ecuria e leukemisë akute shkon nga 3 deri në 6 muaj. Megjithatë prognoza varion shumë nga lloji i leukemisë, nga mosha, kariotipi dhe nga përgjigjja e tij ndaj kimioterapisë.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...